E PLOGSHTË: Burri grushton gruan në mes të rrugës dhe e shtrin përtokë

20
Shpallje

Rreth orës 13: 15 minuta në Prishtinë konkretisht në rrugën “Bajram Kelmendi”, ka ndodhur një ngjarje e rëndë ku burri në mes të rrugës ka grushtuar gruan e tij.

Gruaja e sulmuar nga burri ka dalë nga vetura dhe është alivanosur në mes të rrugës, qytetarët janë ofruar për t’i dhënë ndihëm e më pas janë kërcënuar nga sulmuesi, raporton lajmi.net.

Një dëshmitar i tha lajmi.net se “gruaja ke në kerr me burrin e vet edhe ai i ra boks e kjo e ka qel derën ka dal prej kerrit”.

Më pas dëshmitari ka tentuar t’ia thërras policinë, por sulmuesi i kishte thënë: “thojke e thirr policinë veç ton jetën ka me të përcjell deri sa të zë edhe gjak ka me të bo”.

Policia ende nuk ka dal në vendin e ngjarjes.

DiasporaTV
Shpallje