Refik Hasani
Refik Hasani
Shpallje

Më 24 korrik  z. Ilir Meta, dha betimin solemn dhe  zyrtarisht ka pranuar  postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë

Shkruan: Refik Hasani

Presidenti i sapa zgjedhur vizitën e parë do të duhej ta bënë në këtë krahinë Shqiptare dhe  të fillon ndërrimi i qasjes,ndaj hapsirave jashta kufijve administrativ të Shqipërisë.Përkujdesja,ndaj të gjitha hapsirave etnike shqiptare dhe diasporës son përveç obligimit moral, Kombëtarë e institucional është   edhe  obligim Kushtetues.

Tirana në bashkërendim me Prishtinën zyrtare do të duhej ndërtuar një platformë a strategji që t’i praqesin e artikulojn kërkesat e neve shqiptarëve nga kjo pjesë në të gjitha instancat dhe mekanizmat të BE-së dhe OKB-ës.

Qeveri e Shqipërisë, deri më tani ka ndarë vetëm 50 mijë euro,për maternitetin në Preshevë,çështja e abetares,librave e literaturës  pret një zgjidhje.Nga Presidenti i sapo zgjedhur kërkohet që shumë më shumë të angazhohet, si në realizimin dhe konkretizimin e Referendumit të datës 1 e 2 mars të vitit 1992,për jetësimin e vlerave të luftës së armatosur të UÇPMB-ës dhe e Marrëveshje së Konçulit.

Funksionimi i një zyre ndërlidhese të funksionoj  në kuadër të Parlamentit apo Qeverisë. Presidenca e Shqipërisë dhe Kosovës në bashkërendim të ngusht  me   qeverin dhe Parlamentin do të duhej  të mendojn për mbajtjen e një Konference të donatorëve dhe formimin e një Komisioni mikst Parlamentar të dy shteteve shqiptare.

Nuk është ngritur çështja e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës nga Shqipëria në instanca e mekanizam të BE së dhe OKB-ës. Shqiptarët jan të diskriminuar në çdo segment  të jetës dhe çështja e tyre nuk është zgjidhur prandaj Presidenti do të duhej të ndihmoj dhe reflektoj. Jo vetëm krijimi i një  fondi të posaqëm por edhe  ndërtimi i një qëndrimi e pastaj të njoftohen, sensiblizohen edhe instanca e mekanizma të jashtëm rreth diskriminimit në këto tri komuna.

Presidenti në takime të niveleve të ndryshme,qarqe e instanca të BE-së apo në Këshillin e Sigurimit ta ngrit zërin, të shtron,të mbronë dhe përfaqëson edhe interesat e shqiptarëve nga kjo hapsirë etnike shqiptare  pasi  çështja e tri komunave kërkon një zgjidhje.