Shpallje

Nga: Vlorian Molliqaj

Në njërën anë e kemi gruan e ministrit, e cila gjithë pasurinë e ka falë korrupsionit dhe krimit të burrit të saj. Asgjë nuk i ka dhënë Kosovës, përkundrazi e ka vjedhë dhe shkatërruar atë.

Në anën tjetër e kemi ”shacin” i cili prej moshës rinore e deri në pension ka punuar 8 orë në ditë ndërtimtari në Gjermani. I ndershëm, punëtorë dhe krenar për punën e tij. Ka dhënë për Kosovën para lufte, në luftë dhe paslufte. Nuk lodhet ansjëherë sepse është patriot i vërtetë.

Nga kjo mund të konkludojmë që të dy e duan Kosovën, por në mënyra të ndryshme. Gruaja e ministrit e don Kosovën për ta vjedhur edhe më shumë, ndërsa ”shaci” e don Kosovën me zemër dhe e ndihmon atë pa asnjë rezervë për t’u zhvilluar tutje.

Lexoni edhe Gruaja e ministrit fyen mërgimtarët