Shpallje

Marvi Mihali ishte djali i vetëm i atletit Pavllo Mihali. Dhimbja është e madhe dhe familja kishte hapur dyert e mortit.

Në një reagim lidhur me ngjarjen e rëndë ku djali i vetëm i tij humbi jetën, Pavllo Mihali tregon për “Shekullin”, se e vërteta e ngjarjes është për një karikues. Por sipas tij, Marvi u sulmua nga grupet e gangsterëve, duke i çarë aortën.

Ai thotë se Marvi ishte vetë i dytë në atë sherr dhe nuk ka mundur të shpëtojë nga thika e sulmuesve, që sipas tij ishin të shumtë, 10-15 vetë. Pavllo Mihali thotë se djali i tij nuk kishte asnjë njohje me sulmuesit e tij.

“E vërteta është sipas organeve të policisë. Për Marvin shkruajnë shokët e vet të shkollës, si djalë model dhe shembullor. Grupet e gangsterëve i ranë me thikë duke i çarë aortën, ata ishin 10-15 veta, kurse djali im ishte vetë i dytë. Marvi nuk i njihte. Një shok i Marvit ja kishte shitur vagabondëve celularin. Shoku thërret Marvin nga lokali. Marvi nuk u përfshi në sherr, 3 grupet erdhën dhe i sulmuan këta të dy. Marvit ja ngulën thikën!”, rrëfen babai i djalit të vetëm, të cilit iu pre jeta në dysh.

Autori dyshohet se e ka hedhur thikën në Lanë, ndërsa policia ushtroi kontrolle në mëngjes herët por pa mundur të gjejë armën e krimit. Katër të rinjtë e vënë në pranga akuzohen për “vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim”.

22-vjeçari u dërgua menjëherë në Spitalin e Traumës, por fatkeqësisht ai nuk mundi t’i përballonte dot plagët e marra.

Sipas babait të tij, të riut i është prerë aorta, e cila është edhe shkaku që i riu ka humbur jetën. Ndërkohë, ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur rreth orës 23: 30 të së hënës.