Fahredin Gashi
Fahredin Gashi
Shpallje

Në vazhdimësin e publikimeve eksluzive të dëshmive për Tribunalin e Hagës sot publikojmë dëshminë tjetër të Fahredin Gashit rreth shumë gjërave të paqartësuara që kishin ndodhur gjatë luftës.

Në fillim Gashi përmend 300 kilogram vegetë që ja kishte dërguar UÇK-së për të ju hyrë në qejf sipas tij, sepse në atë kohë vriteshin shumë njerëz.

Po ashtu tregon se disa here ju ishin dhënë e ju ishin marrë armët e uniformat ushtarake për shkak të mosbesimit që kishin në të. Rrahjet që kishte pasur here pas here nga ushtarët e UÇK-së.

Nga minuta 8:20, tregon se si kishte dashur të ikte, “Nuk mund të përballoja atë jetë të maleve, unë isha mësuar me jetë të mire, unë gjithmon kam pasur para. Unë me Miss Jugosllavia, Dragana Tucakoviç, kam qenë për pushime në Turqi për 15 ditë” thotë Fahredin Gashi për hetuesit e Tribunalit të Hagës.

Tregon edhe për hamendjën që kishte se si të ja bënte të rikthehej me serbët por që frikohej se serbët do ta merrnin vesh se ishte në UÇK për 2 javë.

Tregon rrugën që kishte tentuar ta bënte për të kaluar në Maqedoni. “Kur kam shkuar në Jezerc, kanë ardhur dy ushtarë, njëri quhej Gjergj dhe tjetri Inxhiner të dy pseudonime të ushtarëve, që e kishin lidhur me lidhëse këpucësh dhe e kishin dërguar në komandë në Jezerc, ku e morën në pyetje Imri Ilazi dhe Agim Bajrami që e kishin sygjeruar të largohej nga zona e UÇK-së, shkruan Kronikapress.

Ju ftojmë ta ndiqni eksluzivisht dëshminë e tij dhënë për Tribunalin e Hagës:

Ja çka dëshmoi Fahredin Gashi për Tribunalin e Hagës, tregon për miqësinë me komandantët serbë