Shpallje

Giorgos Giasemis është një këngëtar i njohur në skenën greke, i cili ka folur për jetën dhe karrierën e tij, si dhe ka sqaruar disa thashetheme në lidhje me të.
Në një intervistë për revistën greke “Xai”, këngëtari tregon se për të janë thënë gjëra të pavërteta, mes të cilave edhe që është shqiptar.

Gjatë gjithë këtyre viteve janë thënë gjëra të ndryshme dhe thashetheme. Të ka mbetur në mendje diçka që nuk ka qenë e drejtë apo është keqinterpretuar?

“Po, ka. Janë thënë shumë gjëra për mua. Kanë thënë që jam përdorues droge. Sa për këtë pjesë, unë nuk konsumoj as alkool. Më kanë thënë shqiptar, gjë që në fakt nuk është turp. Por, nëse do të isha shqiptar, do ta thoja. Dhe e fundit, që jam gay. Është thënë edhe kjo”, ka treguar Giorgos Giasemis.

Ndër të tjera, këngëtari grek ka folur për karrierën dhe problemet personale që ka pasur. /tvklan.al/