Shpallje

Kriminelët Shqiptarë në Britani të Madhe janë duke shfaqur pasurinë e tyre duke bërë selfie së bashku me mijëra funte kesh, shkruan “The Sun”.Kriminelë të ndryshëm të shtetit të varfër të Ballkanit, po mburren në mediat sociale duke treguar se janë të lumtur që do të kthehen në shtëpi me furtunat e tyre, transmeton Gazeta Blic.

Disa madje kanë fotografuar vetveten pasi kanë arritur në këtë vend me sukses.Agjencia Kombëtare e Krimit në Britani e ka quajtur fluksin “një kërcënim të madh” për shkak të lidhjeve të drejtpërdrejta të kriminelëve me Amerikën Jugore dhe rrjetet e trafikimit seksual.

Ata thanë: “Grupet shqiptare të krimit kanë krijuar një profil me ndikim të lartë brenda krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar”, shkruan “The Sun”, transmeton Gazeta Blic.

Mes tyre, në fotografi shihet edhe Olsi Behluli, i cili është duke bërë 11 vjet burg për posedim të heroinës dhe kokainës në vlerë prej 4 milionë funtash.

Fotografia e “aktorit” 24 vjeç, rrethuar me plotë 250 mijë funta, është zbuluar nga policia.Ardi Beshiri, u burgos kur në çorapet e tij u gjet kokainë, dhe një grumbull parash iu gjet përderisa po e mbante në shpatullën e tij.

Një imazh tjetër shfaqë, Bes Besiajn i cili përpiqet të “hante” një grumbull të madh të hollash.Luan Plakici, i cili është duke bërë 23 vjet burg për kontrabandimin e 60 grave në prostitucion, është parë të mbajë një pako shënimesh nën divanin e tij, shkruan “The Sun”, transmeton Gazeta Blic, përcjell GazetaOra.com