Shpallje

Trystan Reese, një transgjinor nga Portland, Oregon, SHBA, lindi një djalë muajin e kaluar dhe është në qiellin e shtatë. Resse dhe bashkëshorti, Biff Chaploë, më në fund u përshëndetën me djalin e tyre të parë biologjik, më 14 korrik 2017, pasi kishin kaluar një abort vitin e kaluar. Çifti njoftuan shtatzëninë e tyre dhe që atëherë filluan rrugëtimin për të luftuar me shumë ҫështje të rëndësishme edhe për t’u pranuar nga shoqëria mbi shtatzëninë e një transgjinori.

A preview from yesterday’s newborn shoot! @schedlerphoto #lgbtq #seahorsedad #transpregnancy #newborn

A post shared by Biff And I (@biffandi) on

Megjithatë, debati për atësinë në këtë rast nuk ka vend. Ata janë dy baballarë krenarë dhe kanë edhe dy fëmijë të adoptuar, një vajzë dhe një djalë.

Love the photo by @sebastienmicke but I don’t miss that belly!!! #seahorsedad #transpregnancy #lgbtq

A post shared by Biff And I (@biffandi) on

Reese (34 vjeҫ) lindi vajzë – por vendosi ta mbajë sistemin riprodhues femëror që do t’i mundësonte të mbetej shtatzënë. Në mars, ai postoi një video që shpjegonte vendimin për të mbajtur një fëmijë si një transgjinor: “Unë jam në rregull me trupin tim, edhe pse jam transgjinore. Unë kam mitër dhe kam aftësinë për të mbajtur një fëmijë”.

Për të përgatitur trupin për shtatzëninë, Reese ndërpreu trajtimin e hormoneve disa muaj më parë. Megjithëse në fillim, donin të prisnin një vit pas abortit që ҫifti të kuptonin se ndalimi dhe fillimi i testosteronit do të përfshinte disa rreziqe dhe disa vështirësi.

So. In. Love. #newborn #transpregnancy #seahorsedad #lgbtq

A post shared by Biff And I (@biffandi) on