Nuk i la bakshish, kështu e pësoi

52
Shpallje

Një vajzë e quajtur Lauren Ledford është përballur me një situatë të çuditshme, pasi djali që i solli në shtëpi porosinë e picës e ka kërcënuar për një javë rresht.

Kjo gjë ka ndodhur sepse Lauren nuk i kishte lënë bakshish djalit dhe kështu ky i fundit i ka lënë 3 letra kërcënuese në pragun e shtëpisë.

Në to shkruhej se nëse vazja nuk i linte herën tjetër bakshish, atëherë ai do të futej nga dritarja e shtëpisë dhe do ta vidhte. Gjitashtu shpërndarësi i picës ka shtuar se i duheshin lekët sepse kishte nevojë që të blinte më shumë hashash, pasi ishte përdorues droge.

Si fillim, Lauren e kallëzoi djalin tek drejtuesit e biznesit, por duke qenë se ata nuk iu përgjigjën, atëherë ajo iu drejtua policisë./CityNews

DiasporaTV
Shpallje