U arrestua shqiptari pasi që i tha dashnores “Ta pres kokën po të pashë me mashkull tjetër”

11
Shpallje

Policia italiane ka arrestuar një 28 vjeçar shqiptar, pasi ai ishte kthyer në makth për të ish të dashurën e tij.

Prej kohësh 27-vjeçarja italiane është lërcënuar me telefonata dhe mesazhe të pa fundme nga shqiptari.

Për shkak të frikës, 27-vjeçarja italiane ishte transferuar në shtëpinë e tezes. Ka qenë pikërisht tezja e saj, e cila kur ka marrë vesh historinë ka njoftuar policinë.

Në dëshminë e saj vajza italiane ka theksuar se është kërcënuar me mesazhe dhe telefonata, ka marrë më shumë se 300 të tilla, ndërsa vetëm gjatë një dite shqiptari i fiksuar keq pas saj e kishte telefonuar 190 herë. Ai nuk pranonte faktin që historia e tyre kishte marrë fund.

Por përveç kësaj, e reja ka folur për përndjekje, tentativa për ta prekur dhe puthur në çdo vend që i jepej mundësia. “Do të vras, do ta pras kokën nëse të shoh në krahët e një burri tjetër”,- mësohet t’i ketë thënë shqiptari.

DiasporaTV
Shpallje