Shpallje

Rik Fejza nga Mitrovica njofton:

Në mes fshatrave Kçiq i Madh dhe Kçiq i Vogël, po vazhdon gjendja alarmante, pas djegies së pishave që gjenden afër kodrës.

Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! – Qendra në Mitrovicë, Faruk Mujka i cili njëherësh është edhe Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, bashkë me disa aktivistë janë pranë banorëve dhe zjarrfikësve dhe në ndihmë të tyre për ndaljen e këtij zjarri që çdo moment e më shumë po rrezikon shtëpitë e banorëve afër.

Gjendja është alarmante dhe nevojitet, ndoshta, edhe ndihma e KFOR-it që zjarri të mos rrezikoj pronat e banorëve përreth.