Bekim Rexhepi
Bekim Rexhepi
Shpallje

Shkruan: Bekim Mehmeti

Në këtë botë nuk janë vetëm njerëzit ata dhe të vetmit ata, që duhet grabitur gjithçka dhe çka munden… Mes grabitjes dhe luksit të paskajë, që ka njeriu i sotëm, në gjithë hapësirën e botës, mbas na duhet të rikujtojmë, se duhet të ketë shumë, e më shumë shqetësime edhe për të tjerat.

Farsa.

Mbijetesa, beteja e fundit dhe ekskluzivitetit i marrëdhënjeve, u vlerësuan nga Blokbaster në filmin “planeti i majmunëve”. Cezari dhe majmunët e tij, janë të shtyrë në një konflikt vdekjeprurës, me një ushtri të njerëzve që udhëheqen nga një kolonel i pamëshirshëm. Pas humbjeve të rënda nga ana e Apes Cezarit, i cili shquhet me luftën e tij, me instinktin e tij të errtë qe shfaq e bënë betejën te jetë e mistershme dhe hakmarrëse, nga qe u janë bërë dëme dhe u janë vrarë anëtar të familjes se tij. Një dyluftim mes një koloneli njeri dhe një koloneli majmun, sikur humbin dhe sikur japë shanse për një fillim të ri dhe për një ardhmëri në botën e gjelbër apo gri. Një përshkallëzim i konflikti mes njerëzve dhe majmunëve bëhet i pa evitueshëm, megjithëse merr përmasa të një lufte sa të tmerrshme dhe gati deri në fund shuan gjasat dhe shpresat që të ketë një ardhmëri mes tyre ne këtë botë imagjinare.

Më intrigon veçmas tematizimi filozofik ( jo vetëm i këti filmi), i cili në orbitë sjellë instinktin e konfliktit dhe në atë tërësinë e vet, në njëfarë forme sikur barazon relacionin e specie-s, të kreaturës mbitokësore. Filmi ka një angazhim të çmuar sepse më këtë sikur u japë gjërave rrjedhën e kuptimtë, përgjithësisht dihet, se gjërat në hapësirë përcaktojnë në një mënyrë kahjen dhe ritmin e hapit të përgjithshëm. Në këtë botë nuk janë vetëm njerëzit ata dhe të vetmit ata, që duhet grabitur gjithçka dhe çka munden… Mes grabitjes dhe luksit të paskajë, që ka njeriu i sotëm, në gjithë hapësirës e botë, mbas na duhet të rikujtojmë, se duhet të ketë shumë, e më shumë shqetësime edhe për të tjerat. Ky është mesazhi i një filmi, qe nxjerrë konstatimin filozofik se gjithë ajo që disi është e që nuk është si mund e si do të duhej të ishte, akoma nuk ka identitet human. Për këtë identitet human ka nevojë njerëzimi, i cili ka zhveshur nudo.

Zakoni.

Zakoni është; mënyra e veprimit apo e sjelljes që dikush e ndjek duke e përsëritur atë vazhdimisht; dhe kjo gjë njeriut i bëhet shprehi e fituar nga akti i përsëritjes se vijueshme të një apo më shumë veprimi, i cili mbase për arsye të veçanta, e ndonjëherë edhe specifike ruhet me fanatizëm dhe për një kohë të gjatë.

Ky lloj akti i paraqitjes së një apo më shumë zakoni, bëhet rregull dhe normë e gjithë mënyrës së jetesës së një njeriu (në sjelljen, në veshjen, në marrëdhëniet shoqërore etj.), që është vendosur historikisht e zbatohet si ligj i pashkruar nga një popull, nga një fis, nga një klasë a shtresë shoqërore etj, dhe që trashëgohet brez pas brezi.

Një djalosh që kishte lindur në fshat, në një fashat të Kosovës i pasur me kullota, me bujqësi por edhe i varfër me infrastrukturë. Djaloshi në fshat kishte marrë vite dhe ca zakone fshati sa për tu identifikuar si “djalë fshati”.

Babi i djalit kishte vajtur në migrim dhe i vendosur në një metropol perëndimi, aty kishte arritur të ishte i sistemuar në punës dhe në vendbanim. Pas ca viteve, babai e kishte marr të birin nga fshati dhe tani qe te dy punonin dhe jetonte gjatë në këtë metropol, thuajse gati edhe ishin integruar në kulturën e metropolit.

Jeta po rridhte normalitetin babai u bë gjysh, djali u be baba dhe ky babi i tha një ditë të birit të tij që ti sjelle një gotë ujë, fëmija i solli ujin dhe ne fund të gotës kishin mbetura ca pika uji, qe i shkujdesur i hodhi nëpër dysheme dhe i u mendua ne heshtje i tha vetvetes se; “zakoni i katundarit nuk djerret lehtë”!.

Kishte të drejtë një filozofë qe thoshe se “çdo njeri është në gjendje të bëhet qenie kulturore”.

Ç’më intrigoj dhe nuk di, se ç’më bënë të duket e gjitha se ka të bëjë edhe farsa, po edhe zakoni me këtë Milaim Zeka, vërtetë.