Shpallje

Qytetarë të Republikes se Kosoves,

Jam pjestar i Policise se Kosoves tani e 13 vite, Operator i Njesise Speciale, deshta ti flas disa fjale ne lidhje me publikimet te cilat behen neper portale ku thuhet se Vetvendosje ka punu ne shkaterrimin e insititucioneve te Kosoves,

Nga ajo situate ne Policia e Kosoves eshte e vertete se kemi pase veshtiresi dhe rrezik ne menagjimin e atyre protestave, mirepo i arsyetoj plotesisht ato veprime, pasi qe nga shteti i kapur nuk kishin mbete mundesi tjera per ti ndale proceset negative te cilat “politikanet” apo me mir te themi matrapazet ishin duke i bere ne shkaterrimin e shtetit ( privatizimi, demarkacioni, asosiacioni, punesimi ne baza partiake dhe klanore te klikave politike dhe familjareve te tyre, tenderomania, vjedhjet e buxhetit, e shume tjera ).

Nga keto veprime te ketyre zhvatesve nuk jane te paknaqun vetem qytetaret e zakonshem mirepo me se shumti ne Policia i vuajme pasojat, ne qe perfaqesojme shtetin dhe mbrojme sovranitetin e shtetit.

Dua te them me shume pergjegjesi se prej largimit te UNMIK dhe mbikqyrjes nga EULEX ne institucionet shteterore asnjehere nuk eshte kerkuar pune, pergjegjesi ose profesionalizem. Keta njerez i kane ndale proceset me te vetmin qellim se nese avancojme me shtetin e se drejtes atehere keta duhet te shkojne ne burg. Ne cdo pozite udheheqese e kemi nga nje analfabet dhe nga nje person te cilit nuk i mbarojne skandalet dhe keqperdorimet, kuptohet se si i mbajne ne keto pozita per t’i shantazhuar sa here qe ju duhen per qellime politike.

Qytetare te nderuar ne DUAM NDRYSHIM, duam njerez te rinje pa skandale ne institucionet shteterore, mjaft na kane mashtruar dhe jane thirrur ne emer te luftes dhe çlirimit, jane keta njerz te cilet e ndane veriun e edhe sot nuk e lejojne te veproj Policia e Kosoves lirshem ne veri te vendit dhe Shqiptaret te kthehen ne shtepit e tyre, ka kohe qe ne veri te vendit ka kerkesa nga qytetaret serb qe te pajisen me dokumente te Kosoves dhe veturat e tyre ti pajisin me targa te Kosoves. Dhe a e dini pse nuk lejohen te pajisen!? Vetem e vetem qe veriu te mbahet si vater e krizes dhe mos te integrohet si duhet, dhe sa here tju rrezikohet pozita politike te bejne skenare dhe tua lene fajin serbeve dhe Serbise.

Kosova eshte e lire fal luftes se lavdishme te UÇK dhe amaneti i tyre ishte çlirimi dhe jo coptimi, falja ose shitja e territoreve shteteve fqinje. Eshte koha e fundit qe te vetedijesohemi dhe te bejme ndrsyhimin per ta zene hapin ne integrim dhe rritje te mireqenjes, e kjo arrihet me largimin e ketyre horrave nga udheheqja qe na rrjepen prej pasluftes.

Te nderuar qytetare presim me padurim ligjin ANTI-MAFIA dhe t’i dergojme ne burg keta kriminel, nga ne gjithmone do te keni perkrahjen per ndryshime pozitive, mirepo jo ne menyre te hapur pasi qe nga keta matrapaz si forme ndeshkimi mund te pasojne largime nga puna dhe forma tjera te presionit kur dihet se si shteti udhehiqet nga prokurore te shantazhuar dhe ne cfare kushte ekonomike jetojme.

Respekt popullit te Kosoves per pjekurine e arritur ne zgjedhjet e fundit!

Policia eshte e Popullit dhe Populli eshte Policia!

Anonim