Shpallje

Këngëtarja nga Kanada me origjine shqiptare Tringa Rexhepi duket se po i ec mirë projekti i saj i fundit i titulluar ”Pa ty”. Kënga është pritur shumë mirë nga publiku dhe ka arritur të klikohet rreth 100mijë herë.
Videoklipi ”Pa ty” nga Tringa është projekti i parë ne gjuhen shqipe, ndërsa edhe projektet tjera ne gjuhen angleze si: ”Go dhe Full time” ishin dy projekte shumë artistike qe patën sukses, me ”Go” Tringa arriti te paraqitet në ” Miss Globe 2015”.
Artistja Tringa Rexhepi edhe pse jeton larg trojeve shqiptare, ajo është e afërt me traditat, gjuhen dhe kulturën shqipe, ketë e dëshmon me mire me muzikën qe Tringa e sjell me pasion të madh për artdashësit e saj, duke i shkruar vet tekstet qe ajo i këndon.
Si duket Tringa nuk do te ndalet me kaq, ajo është duke punuar edhe ne projektet e tjera qe do ti publikoj se shpejti/GazetaOra-Florim A.Gashi/