Shpallje

Në lagjen Bajram Curri të Prizrenit u finalizua ndërtimi i kompleksit të shtëpive , me investitor afaristin e njohur shqiptar në Gjermani – Urim Hoxhaj.

Me çelësa në dorë është motoja që ka proklamuar prej kohësh kompania ” Zielbau GmbH” për te gjithe ata që dëshirojnë të kënë rehati në Atdhe dhe në fakt tashmë ashtu është…

Kjo kompani e njohur me sukseset e saj në fushën e ndërtimtarisë në Gjermani , është përkujdesur deri në finalizmin e të gjitha punëve të këtij kompleksi , deri në detajet më të vogla , duke bërë të mundur që bleresit të mos preukupohen më tutje për asgje , për të perjetuar në këtë formë komoditetin dhe rehatinë e të qenurit pronar i njerës prej ketyre shtëpive luksoze.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.com

Arkitektura moderne e tyre ,bazuar në standartin e lartë të punimeve , me përvojën shumëvjeçare të kompanise së ndërtimit në Gjermani – Zielbau GmbH, ka zgjuar një interesim të madh jo vetëm tek Mërgimtaret tane , por edhe tek fuqia blerëse në Prizren dhe rrethinë të tij.

Ndërkohë nga drejtuesit e kësaj kompanie mësuam se në një të ardhme të afërt , komplekse të tilla banimi do të ndërtohen edhe në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë.

Për reklamë në Gazeta Ora, na shkruani ose na thirrni në Viber: +38649432102

Në linkun e mëposhtëm do të mund të shikoni videon me pamje nga ky kompleks , si dhe numrat e kontaktit , ku mund të interesohen të gjithë ata që dëshirojnë të kenë çelësat në dorë dhe rehatinë në Atdhe..