Shpallje

19 vjeçari Rajmond Mahmutaj merret me muzikë që prej 2009, gjithnjë i inspiruar nga shumë artistë vendor e ndërkombëtar.

Mon Mj vjen me këngën e tij të katërt që është realizuar tek Studio Melody. Gjithashtu Mon Mj ka bashkëpunuar edhe me New Day Entertament në Pejë. Tekstet e këngëve Rajmondi i shkruan vet.

“Planet e mia për të ardhmen janë që me pas sukses pasiqë merrem me muzikë që shumë vite me radhë. Kisha pas dëshirë ta shoh veten si artist të suksesshëm. Kjo do të ma bënte ëndrrën realitet”, thotë Mon Mj për Gazeta Ora.

Mëpastaj Mon Mj vazhdon duke kritikuar artistët e estradës sonë sepse nuk bëjnë asgjë për të përkrahur talentët e rinj. Por, Mon Mj thotë se shpreson që artistët muzikor të Kosovës e Shqipërisë do të dijnë të shtrijnë dorën e bashkëpunimit edhe në drejtim të talentëve të rinj që nuk janë pak në numër.

Dhe, mëposhtë ju ftojmë që të dëgjoni këngën më të re të Mon Mj.