Refik Hasani
Refik Hasani
Shpallje

Qeveria e Kosovës  dhe e Shqipërisë do të duhej  të përfaqësojn edhe  shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës

Shkruan: Mr.Sc. Refik Hasani

Qeveria nga zgjedhjet e  11 qershorit për  Parlament të Kosovës dhe zgjedhjet  e 25 qershorit për  Parlament të Shqipërisë nga këto dy legjislatura  përveqë tjerash duhet që edhe  të shpreh, mbrojë dhe përfaqësojë edhe shqiptarë e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës.

Por edhe  do të ngrisë zërin për të drejtat dhe lirit themelore, individuale dhe kolektive të popullsisë shqiptare që kan mbetur në Komunën e Medvegjës, Bujanocit, Preshevës dhe pjesë tjera të hapsirës së Republikës së Serbisë  dhe ish-ngrehinës së quajtur Jugosllavi, si dhe interesat e saj të ligjshme për jetë, punë,arsimim,shëndetësi, zhvillim e integrim. Për të njoftuar, sensibilizuar dhe alarmuar qarqet diplomatike të akredituara në Prishtinë e Tiranë për këtë kategori të banorëve të ardhur  nga kjo Krahinë.

Ja disa arsye që shqiptarët nga kjo Krahinë  do të duhej  të mbrohen dhe përfaqësohen,si:

  • Hapja e një zyrë ndërlidhëse në Prishtinë e Tiranë për të zhvendosurit që janë prej tri komunave me banim në Kosovë e gjetiu.
  • Pregaditja për bisedimet në mesë të Prishtinës dhe Beogradit,
  • Pregaditja e ligjit, do duhej të hiqen pengesat dhe barrierat për tu pajisur me nënshtetësi të Kosovës e Shqipërisë për shqiptarët,
  • Reciprocitetin në mesë të drejtave të Serbëve të Kosovës dhe shqiptarëve në Serbi,
  • Të formohet një komision mikst nga Prishtina dhe Tirana zyrtare,

Janë edhe shumë arsye dhe argumente që Qeveria e Kosovës  dhe e Shqipërisë do të duhej  të mbrojn dhe përfaqësojn edhe  shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës.Do të duhej të jepen disa përgjigje,si

  • Pse banorët e tri Komunave mbetën të pa integruar, kategoria e banorëve që lëshuan trojet e veta dhe erdhën dhe u vendosën të jetojnë në Kosovë,
  • Në veçanti për të shpërngulurit, dëbuarit prej Komunës së Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës, krijimi i kushteve për kthimin e atyre që dëshirojnë të kthehen.

Deri më sot banorët e kësaj krahine  me banim jashta këtyre komunave,trajtohen,azilantë,të dëbuarë ,të shpërngulur,me  qëndrim  të  përkohshëm, me  qëndrim  të  përhershëm,ilegal, gjysëm  ilegal, apo me çfarë statuti qytetarë trajtohemi!. Kurse,lëvizja e lirë, si mundë të thuhet që ka lëvizje të lirë kur në këto tri komuna  ka aq  forca  të  shumta dhe është shëndrruar në një poligon ushtarak të vërtet.Të  drejtat   individuale dhe kolektive  si  një Rajon i banuar me shumicë shqiptare  dhe si   Shqiptarë  në  Serbi si dhe Investimi në  infrastruktur  dhe  krahasimi.Prandaj të gjitha këto dhe çështje tjera do të duhej trajtuar nga dy Qeverit dhe dy Parlamentet tona.