Woman on a gynecology office about to be examined
Shpallje

Shumë gra dhe vajza do ta kishin më të lehtë të shkonin tek dentisti çdo ditë se sa të bënin një vizitë një herë në 6 muaj tek gjinekologu, aq më tepër nëse ky i fundit i përket seksit mashkull. Mirëpo edhe pse tashmë jeni të informuara për rëndësinë që duhet t’i kushtoni shëndetit tuaj riprodhues e jo vetëm, vizita tek gjinekologia,gu vazhdon të shkaktojë shumë polemika e drojë. Pacientet ndihen pak ‘në siklet’, kur e gjejnë veten përballë dikujt që “inspekton” organin e tyre gjenital, ndonëse për mjekët kjo është një procedurë rutinë. Ja cilat janë 3 gjërat që duhet të dini para se të bënin një kontroll tek mjeku gjinekolog:

1.Mjeku nuk është aty për t’ju gjykuar:

Një gjinekolog/-e është para së gjithash një profesionist dhe për të është shumë normale të kontrollojë pjesët tuaja intime. Mos u shqetësoni për detaje të tilla si lëkura e irrituar pas depilimit me brisk apo nëse nuk jeni depiluar, ana estetike e vaginës nuk ka lidhje me vizitën mjekësore.

2.Mos kini frikë të bëni pyetje: Edhe pse shoqëria evoluon çdo ditë, vizita tek gjinekolgu nuk duhet parë si diçka e turpshme. Çlirohuni nga paragjykimet dhe pyetni mjekun, mjeken tuaj për gjithçka që lidhet me shëndetin tuaj.

3.Në qoftë se keni dhimbje gjatë seksit, flisni me të: Shumë femra pezmatohen në këtë pikë pasi mendojnë se duke treguar këtë detaj mund të ndihen të gjykuara për performancën e tyre seksuale. Në këtë mënyrë vetëm sa i shtoni më shumë probleme vetes. Dhimbjet gjatë aktit seksual vijnë si rrezultat i patologjive të ndryshme, vetëm duke folur mund të ndihmoni mjekun të përcaktojë diagnozën e duhur.