Shpallje

Shkruan: Esad Gjonbalaj

Kësaj vere ne vendlindje përpos rasteve te gëzimit e te qenurit në vendlindje pata rastin te marr pjesë edhe në disa raste mortore. Nga takimet me bashkëvendësit dhe pjesëmarrësit në këto raste mortore dhe në komunikim te ndërsjelltë kuptova për ballafaqimet ne raste te kësaj natyre. Bashkësia Islame e Plave Gucisë sikur kushtimisht ua zënin priten atyre qe ballafaqoheshin me humbjen e ma te dashurve te tyre.

Rast konkret dhe ne komunikim me bashkëvendësin tonë zt.Naser Bajram Ulaj kuptova se me rastin e vdekjes se nënës se tij Xhemiles, Bashkësia Islame e Plavë Gucisë i kishin kërkuar qe zt. Naseri te paguante anëtarësinë për 25 vitet e shkuara ne shume totale 500 euro, plus 130 euro shërbim i hoxhëve te varri dhe 100 euro për hoxhënicen. Ne komunikim te ndërsjelltë zt Naser Ulaj me pjesëtarët e bashkësisë Islame te Plave Gucisë , ua bën me dije atyre se mund te bënte zgjidhje alternative duke ftuar hoxhallarë nga Kosova, njeri nga hoxhallarët e Plave-Gucisë e kërcënon Naserin duke I thënë se nëse bën një veprim te tillë ne do vijmë me “Maric”(automjet i UDB-se kohës se Jugosllavisë) për ti arrestuar hoxhallarët nga Kosova ne ceremoninë e varrimit.

Duke ditur se rastet e vdekjes janë momente te rënda për çdo familjar, dhe duke llogaritur ne bujarinë dhe fisnikërinë tonë si komb heshtim, thuajse asgjë nuk flasim për hirë te modestisë dhe kodit te pa shkruar “mos fol”, dua te shtjellojë një problematikë qe çdo njëri nga ne e kemi për hise. Po te njëjtin rast gjatë ditëve te fundit kishte edhe zt. Binak Ulaj, atij i kushtëzohet pagesa e anëtarësisë në shumë prej 1200 euro nëse dëshiron qe në ceremoninë e varrimit te merrnin pjesë hoxhallarët me ritualet e tyre fetare. Na vije mire qe zt.Binaku si atdhetar i përkushtuar qe është refuzoj një kushtëzim te tillë dhe te pa pranueshëm te Bashkësisë Islame te Plavë Gucisë dhe bëri zgjidhje alternative. Këto sjellje te Bashkësisë Islame te Plavë Gucisë janë ne veçanti te theksuara ndaj mërgimtarëve dhe atyre qe nuk jetojnë ne Plavë e Guci.

Kushtëzimet me pagesa te anëtarësive për Bashkësinë Islame për 20-30-40 vite është abuzim dhe haraç i llojit te vet. Vlerësoj se ne vuthjanet dhe shqiptarët e Plavë Gucisë por edhe te tjeret duhet te kemi një qëndrim te përbashkët dhe unik rreth kësaj mënyre abuzive te Bashkësisë Islame te Plavë Gucisë. Bashkësia Islame e Plavë Gucisë është përfituese edhe e fondeve të shtetit të Malit të Zi që ndanë për këto institucione fetare. Shtrohet pyetja nëse Bashkësia Islame po kërkon te paguhet anëtarësia edhe neve bëjmë një pyetje te thjeshtë çka investoj Bashkësia Islame ne objektet fetare ne Vuthaj ndonjëherë.

Përgjigjeja është e qartë ZERO, atëherë vallë për çka i kërkojnë mjetet ne raste vdekjeje të ma te dashurve tanë? Duke u nisur nga parimi im qe nuk preferoj te merrem me çështje dhe tema fetare, megjithatë konsideroj se kjo mënyrë e sjelljes se Bashkësisë Islame te Plavë Gucisë është më shumë se anëtarësi: HARAC ne raste shumë te ndieshme ne familjet tona. Duke ditur se aspekti fetar është ne baza vullnetar dhe i pa imponime, atëherë vallë si është e mundur te kushtëzohet pjesëmarrja e hoxhallarëve me një anëtarësi te prerë dhe te pa bazë.