Shpallje

“I paguan 5 mijë euro dhe unë të dërgojë në Gjermani”. Kështu fillojë pazari ndërmjet një personi që iu merrte parët qytetarëve për ti dërguar në Gjermani. Në hall të madh dhe me varfëri të skajshme, një qytetar që nuk ka dashur ti përmendet emri, për Dardania Post, ka treguar se si ka paguar mijëra euro vetëm që të ikë, siç thotë ai “nga Kosova e mos të kthehem kurrë”.

Ky qytetarë nga Malisheva me inicialet BM (i njohur për redaksinë) ka treguar shumën që ka shpenzuar dhe që arrin shifrën deri në 5500 euro, që të marrë një vizë pune për në Gjermani shkruan Dardaniapost.

Ai tregon se është mashtruar nga Besim Rexha nga Komuna e Suharekës. Ndonëse i ri në moshë, ai tregon se ka shitur pajisjet bujqësore, saktësisht traktor që ti tubojë paret dhe të fitojë këtë vizë pune. “E kam shit traktorin edhe i kam tubuar disi parat. Nuk po jam i sigurt, por e di që I kam paguar 2500 euro kesh këtij personit, edhe disa euro që nuk i di saktë, por që mendoj se arrijnë 2700 i kam shpenzuar vetëm që ta marr një vizë pune, siç më joshte Besim (mashtruesi).

Destinacioni im ka qenë në Gjermani, por që nuk arrijë as deri në Shqipëri sma ka marrë mendja”, tregon ky qytetar me lot në sy. Ndër tjerash, Rexha i kishte kërkuar edhe 2500 euro, pasi që ta merrte vizën e punës.

Dardania Post ka tentuar të marrë një përgjigje nga ky qytetar po që kontakti me të ka qenë i pamundur. Burime të policisë së Kosovës kanë treguar se personi i ngarkuar me këtë vepër, Besim Rexha gjendet në paraburgim në Shqipëri.
“Ky person është në paraburgim në Shqipëri, procedurat do të vazhdojnë”, ka thënë ky burim duke mos dashur të jap detaje tjera shtesë. BM tregon se me datë 9 gusht të këtij viti ishte në zyrët e Besim Rexhës, të cilit i kishin thënë se me datë 23/08/2017 do ti ktheheshin të hollat, pasi që nuk arriti ta merrte vizën. Ai thotë se as këto të holla nuk i ka marrë ende./Dardaniapost/