Shpallje

Shkruan:Mr.Sc.Refik HASANI

Nxënësit shqiptarë të  Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës  nuk ju lejohet të përdorin Abetaren,prandaj nëse Prishtina e Tirana zyrtare  nuk arrin konkretisht  të bind Beogradin atwher pse të mos organizohet një  protestë gjithëkombëtare për Abetaren në një kohë në gjitha hapsira tona etnike dhe jashta tyre.

Organizimi i një proteste simbolike në të gjitha hapësirat tona shqiptare për ta kundërshuar pse ende nuk lejohet të përdore Abetarja besojm do të prodhon efekte.

Të ndërgjegjësohemi dhe të reagojmë si një trup i vetëm kombëtarë, prandaj e marrim guximin dhe propozojmë që gjithë parashkollorët, nxënësit e shkollavë fillore, nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët nga të gjitha Universitetet, publik dhe private, në shenjë paknaçësie dhe në shenjë revolte të bëjnë 30 minuta një performancë-protestë unike me të njëjtat porosi e në të njëjtën kohë.

Kjo do të ishte një solidaritet, një ndihmë, një shenjë motivimi, një shenjë kurajo ma ata qytetarë atje që të qëndrojnë në trojet e tyre shtërgjyshore.Kjo protest do të shtronte dhe ngrite në nivelin më të lartë  që asgjë deri më tani nuk kan arrit Tirana dhe Prishtina zyrtare, aqë më larg Beogradi.

Protesta do të lëviste këtë edhe nga BE-ja e do të shtrohej edhe në instancat më të larta si në Parlament të Evropës dhe në sesionin e Këshillit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.