Shpallje

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës sot është votuar Kadri Veseli si kryetar i Kuvendit i cili ka marrë 62 vota.

Sipas asaj që Kryetari Kadri Veseli, ish udhëheqës i SHIK-ut tha në fjalimin e parë nga karriga e kryesuesit të Kuvendit, tha se qeveria do te votohet të shtunen.

Kryetari i Kuvendit dhe të shtunën qeveria do të aprovohet nga Beogradi pasi që zgjedhen me votat e Listës Srpska, formacion ky politik i dirigjuar nga qeveria e Serbisë.

Është hera e parë pas luftës më 1999 që në Kosovë shqiptarët në pushtet janë minoritar dhe të gjitha vendimet varen nga Qeveria e Serbisë.

Çka është edhe më e çuditshme, kësaj radhe Lista Srpska, pra Qeveria e Serbisë përkrah ‘krahun e luftës’ në Kosovë!

Në seancën e sotme janë zgjedhur edhe nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës që janë Aida Dërguti nga partia më e madhe në Kosovë Lëvizja Vetëvendosje, Kujtim Shala nga koalicioni LA (Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Alternativa), dhe ”inventari” i Kuvendit Xhavit Haliti nga koalicioni PANA (Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovë)./Gazeta Ora