11 gjëra që shumica i bëjmë gabim!

208
Shpallje

Ka kaq shumë mënyra për t’i bërë punët tona të përditshme më të menaxhueshme.

Mund të ndodh që ju nuk keni dëgjuar as për gjysmën e tyre!

Sot, Ana e ndriçuar dhe Gazeta Ora ju ofrojnë një përzgjedhje me këshilla se si t’i thoni lamtumirë shumë punëve tuaja të ndërlikuara!

1. Ngrohja e marshmellow

Po, kjo është një risi për ne! Ngrohja e ëmbëlsirave me çokollatë dhe marshmallow në një mikrovalë i bën ato dy herë më të mëdha dhe tri herë më të shijshme!

2. Përdorni mikserin si një pro

Një pjatë letre, e vënë në rrahësit e mikserit, mund të shërbejë si një mbulim i improvizuar që do të eliminojë stërpikjen e padëshiruar.

3. Pastrimi i këpurdhave

Shijuesit e vërtetë të këpurdhave këshillojnë kundër larjes së kërpudhave me ujë. Është mirë t’i pastroni ato duke përdorur një leckë të lagur dhe një furçë, pasi kjo do të ndihmojë në ruajtjen e aromës.

4. Ruajtja e bananeve

Mos ruani banane në grumbuj. Çfarë duhet të bëni është t’i ndani ato nga njëra-tjetra, të mbështjellni “bishtin” e tyre me qese plastike dhe t’i futni në frigorifer. Në këtë mënyrë ruajtje e gjatë është e garantuar!

5. Pastrimi i tiganeve

Një zgjidhje e shpejtë për pastrimin e enëve shumë të ndotura: vendosni ato në ujë të valë dhe shtoni një sasi të vogël uthull. Kjo me të vërtetë kursen kohë dhe përpjekje!

6. Prerja e qepëve pa lot

Për të mbrojtur veten nga efekti famëkeq që qepët kanë me sy, spërkatni dërrasën ku e preni qepën me lëng limoni para se të filloni prerjen.

7. Hapja e një qese me patate të skuqura

Në vend që të mbushni pjatën me patate të skuqura, mund ta bëni qesen si një pjatë. Hapni qesen në pjesën e përparme me një palë gërshërë. Hiq pjesën e përparme plotësisht dhe do të keni një ‘pjatë’ të improvizuar për të ngrënë patate të skuqura.

8. Hapja e fistikëve të bezdisshëm

Merrni një gjysmë së mbështjellëses së fortë të fëstekut, dhe fute në hapësirë e vogël të fëstekut tjetër të mveshur pjesërisht. Dhe rrotulloje pak. Kaq e thjeshtë është!

9. Pirja e kanaqes

Një studim tregon se pjesa e sipërme e të gjitha kanaçeve të pijeve janë plot me mikroba dhe bakterie. Ju do t’i bëni shëndetit tuaj një të mirë duke pirë me një pipz. Kështu ju do të shmangni ndotjen ose edhe helmimin.

10. Përdorimi i pastës së dhëmbëve

Studimet tregojnë se pasta e dhëmbëve nuk është e shëndetshme për dhëmbët tanë nëse e keqpërdorim atë.

Ata që mendojnë se më shumë pastë dhëmbësh që shtrydhin është më mirë, gabojnë – duke përdorur shumë pastë dhëmbësh vetëm i bën dhëmbët të verdhë dhe i dëmton.

11. Vënja e kufjeve

Nëse kufjet ju bijnë nga veshët provoni t’i vendosni si në foton e djathtë mëlartë.