Shpallje

LEXONI ME VËMENDJE
Aplikoni PA PAGESË për GREEN CARD.
Mos aplikoni nëpër agjencione, sepse ju marrin para pa nevojë, nëse fitoni!!!

– – – – – VINI RE – – – – –

Nëse dëshironi të merrni pjesë në GREEN CARD LOTTERY, ju lutemi që të lexoni këtë artikull në plotni, dhe të aplikoni VETËM permes webfaqes zyrtare te shtetit amerikan dvlottery.state.gov

MOS aplikoni nëpër agjenci që premtojnë diçka më shumë sesa aplikimit teknik. Prej përvojës së deritashme të disa aplikantëve nëpër agjenci të ndryshme, e që kanë aplikuar në këto agjenci falas, por kur kanë fituar GREEN CARD, agjencioni ju ka kërkuar me qindra e ndonjëherë me mijra euro që t’ju jap kodin e fituesit. Pra, do t’ju duhet kodi fitues, në mënyrë që të pranoni GREEN CARD-ën tuaj në ambasadën më të afërt ku ju jetoni.

APLIKONI VETËM në dvlottery.state.gov. Aplikoni vet, pa ndihmën e askujt, sepse nuk është vështirë, dhe pasi përfundoni aplikimit e fotografoni ose shtypni në letër kodin e aplikimit që ju shfaqet.

SHENIM SHTESË (Nuk ka nevojë ta lexoni): Nëse nuk e dini gjuhën angleze, do të ju duhet dikush të jetë pranë jush gjatë aplikimit sa për të ju përkthyer faqen zyrtare të aplikimit. (Nëse nuk dini anglisht dhe jeni duke aplikuar, ju propozojmë që të mësoni gradualisht gjuhën angleze, sepse nuk i dihet, ndoshta edhe do të fitoni GREEN CARD, dhe do të jeni shtetas amerikan me të gjitha të drejtat si çdo qytetar tjetër në SHBA, përpos që nuk do të mund të votoni derisa merrni nënshtetësinë (brenda pesë vitesh pasi e merrni Green Card, do të merrni ose do të mund të aplikoni për nënshtetësi amerikane), dhe nuk do të mund të kandidoheni për president të SHBA-ve sepse kusht për kandidim është se duhet të jeni të lindur në SHBA dhe të jetoni 14 vitet e fundit në SHBA).

Duke aplikuar vetë pa pagesë. Po, po, nëse keni pak aftësi në kompjuter dhe e njihni anglishten apo dikë që din anglisht, ju nuk keni nevojë të paguani ASNJE CENT për të aplikuar për lotarinë për Green Card Amerikane.

Pra, siç po e shihni titulli ishte paksa nxitës. Nuk ka formulë magjike për të fituar dhe çdokush që ju premton diçka më shumë se mbushje teknike të formularëve si shërbim, DËSHIRON TË JU MASHTROJË.

Shteti amerikan e ofron këtë lotari PA PAGESË si mënyrë për të shtuar larminë e popullsisë në Amerikë (edhe zyrtarisht programi njihet si Diversity Visa).

Të lindurit në Kosove, Shqipëri, trojet tjera Shqiptare, e shumë shtete tjera privilegjohen për shkak të numrit të vogël që hyjnë në Amerikë çdo vit.

Procesi hapet më 3 tetor dhe qëndron i hapur deri me 7 Nëntor 2017. Gjatë kësaj periudhe keni mundësi të shkoni në këtë adresë www.dvlottery.state.gov dhe ta mbushni aplikacionin. Mbushjen e aplikacionit mund ta bëni vetëm nga 3 tetori 2017.

Çka kërkohet është një fotografi për secilin kandidat me përmasa teknike siç kërkohet për vizë amerikane: d.m.th. 50×50 mm (ose 5cm me 5cm) që kap pjesën frontale të fytyrës dhe krahëve, me prapavijë njëngjyrëshe në një skedar elektronik JPEG jo më të madh se 65 kb.

Po ashtu kërkohen informata personale rreth emrit, vendlindjes (është shteti i lindjes që përcakton pranueshmërinë), profesionit, dhe fëmijëve nën 21 vjeç të cilët kanë të drejtë t’u bashkëngjiten prindërve në aplikacion.

Të dy prindërit kanë të drejtë të aplikojnë duke përmendur në aplikacion fëmijët nën 21 vjeç dhe bashkëshortin/bashkëshorten tjetër.

Fëmija 21 vjeç e më lartë duhet të aplikoj ndaras dhe nëse fiton nuk mund të merr prindërit apo anëtarët tjerë të familjes, përveç nëse ka krijuar vetë familje, me ç’rast vlejnë të njëjtat kushte si më lartë (tek prindërit).

Kusht tjetër është posedimi i një diplome të shkollës së mesme apo dy vite përvoje punë në një zeje që kërkon së paku dy vite aftësim.

Mbushja e me shumë se një formulari për të njëjtin person ju DISKUALIFIKON prej konkurrencës. Po ashtu, edhe nëse fitoni mirëpo keni dhënë shënime jo të sakta, do të diskualifikoheni.

Fituesit lajmërohen me postë të thjeshtë apo ndoshta edhe elektronike gjatë muajve maj-korrik të vitit vijues, në këtë rast në vitin 2018, me ç’rast fillojnë procedurat tjera rreth organizimit të udhëtimit tuaj dhe vendosjes në Amerike.

Vitin e kaluar ka pas 6.4 milion aplikacione të mbushura ku vendet si Nigeria apo Ukraina prijnë me qindra mijëra. Viti i kaluar ka pasur 0.9 milion më shumë aplikues se ai para tij.

Janë në pritje 55.000 Green Card-a që ju mund të fitoni njërën prej tyre, dhe kjo llotari është çdo vit, në fillim të muajit Tetor.

Pra nëse jeni të interesuar të jetoni në Amerikë, MOS shkoni në mënyrat ilegale që të hyni në SHBA, por provojeni fatin tuaj duke marrë pjesë në Green Card Lottery.

Nëse keni ndonjë pyetje shtesë, shkruani koment në këtë artikull dhe me siguri se do të pranoni ndonjë përgjigje nga të tjerët që dijnë më shumë.

ME FAT!!!