Shpallje

Ndërsa të gjithë nënshtrohemi para ligjit, ndodh që edhe të gabohemi, pasi një avokat ka dëshmuar se mashtron në dritë të diellit. Pasi ka gënjyer klientin e tij, avokati ka marrë lekët duke mos e përfaqësuar në gjyq.

Policia e Korçës ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për avokatin me iniciale Gj. Gj, 63 vjeç, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasja me iniciale D. B, 62 vjeçe nga Pogradeci.

“Gj.Gj, e ka mashtruar duke i marrë një shumë prej 30.000 lekësh (të reja) për ta përfaqësuar në një gjyq, por jo vetëm që nuk e ka përfaqësuar, por nuk i kthen më as lekët”, thuhet në njoftimin e policisë së Korçës.

62-vjeçarja ka kallëzuar gjithashtu edhe një 52-vjeçar, pasi pretendon se ai ka përdorur në gjyq një testament që dyshohet se është i falsifikuar.

Çështja gjyqësore ka të bëjë me një ndarje pasurie, dhe ndaj dy personave rëndon akuza e “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”./DardaniaPost.com