Shpallje

Pas të reshurave të fundit, në parashikime ishte edhe mundësia që në vise më të larta malore të kemi edhe reshje bore. Edhe pse për shkak se të reshurat nuk ishin shumë të shprehura në vendin tonë, në disa vise malore nuk pati shumë reshura që do të mund të shndërroheshin në reshje bore me depërtimin e masave të ftohta ajrore.

Por mëngjesin e ditës së premte, nga Prishtina, është vërejtur se maja e Koritnikut është e mbuluar me një shtresë bore. Sa për krahasim, Prishtina Weather kishte postuar dy foto të Koritnikut, e para është para 10 ditësh, ndërsa e dyta është e ditës së premte, ku vërehet shtresa e borës.

Ndërkohë, parashikimet e para për dimrin këtë vit, pas një vere tmerrësisht të nxehtë tregojnë se në Evropë në përgjithësi pritet të jetë një dimër i butë. Të dhënat të cilat tani janë të disponueshme për publikun nga modeli UK Met Office Glosea, tregojnë se sidomos gjatë muajit tetor, nëntor dhe dhjetor do të kemi temperatura mesatarisht të ulëta, transmeton Gazetametro.net. Sistemi Amerikan i Parashikimit të Klimës i cili ka publikuar disa informacione se si do jetë dimri në Evropë, përditësohet rregullisht, por në balancim ka sugjeruar një tjetër dimër të butë./DardaniaPost.com