Shpallje

Lao Tzu na fton për të qëndruar në të tashmen, Herakliti që të mos u kundërvihemi ndryshimeve, Epikuri të kuptojmë se cilat kënaqësi japin gëzime autentike, Dalai Lama që të kthejmë problemet në shanse. Më poshtë, mësimet e mendimtarëve të mëdhenj të aftë për të ndryshuar jetën për më mirë

Lumturia është një ëndërr në diell apo një synim për të gjithë? Filozofia, nga Perëndimi në Lindje, pikërisht kësaj pyetje është përpjekur gjithmonë për t’i dhënë një përgjigje.

1. Lao Tzu: Jeto të tashmen

“Nëse jeni në depresion, atëherë jeni duke jetuar në të kaluarën. Nëse jeni në ankth, atëherë jeni duke jetuar në të ardhmen. Nëse jeni në paqe, atëherë jeni duke jetuar në të tashmen”. Ju duhet të pushoni së shqetësuari për gjërat dhe të filloni të merreni me to, duke vepruar konkretisht. Ushtrimi: pyesni veten se çfarë gjëje, në këto momente, ju bën të lumtur.

2. Buda: vëzhgoni mendimet tuaja

Ai ishte i pari që ofroi një metodë të emancipimit personal për një jetë të lumtur, bazuar në konstatimin se lumturia është rezultat i mendimeve tona, veprimeve dhe ndjenjave. “Ne bëhemi çdo gjë që mendojmë”. Ushtrimi: “Vëreni” mendimet tuaja. Dhe pyesni veten: “Cilët prej tyre më shpien drejt lumturisë?”.

3. Herakliti: mos iu kundërvi ndryshimit

Filozofi grek na fton të mendojmë ndryshimin si një nevojë të natyrshme e jetës: vuajtja vjen nga fakti se ne e kundërshtojmë atë. Ushtrimi: Mundohuni të mendoni se si do ta keni jetën tuaj pas dhjetë vjetësh. Dhe pyesni veten: “Cilat janë gjëra që në afat të gjatë do të më bëjnë të lumtur?”.

4. Sokrati: Qëndroju fort vlerave të tua

“Lumturia varet nga virtyti, pra nga dituria, urtësia, përmirësimi i vetvetes, dhe të paturit e një marrëdhënieje harmonike me botën”. Kush u qëndron fort vlerave të veta, nuk ka asgjë për t’u frikësuar. Një parim ky, i riafirmuar disa mijëvjeçarë më vonë edhe nga Gandi. Sipas Sokratit, njeriu nga natyra është prirur për të zgjedhur të mirën. Nëse ai zgjedh të keqen, kjo ndodh nga injoranca, kështu që vetëdija është një aspekt i rëndësishëm. Ushtrimi: Bëni një listë të vlerave që janë më të rëndësishme.

5. Epikuri: Jepini vetes kënaqësi “natyrore”

Filozofi grek i do kënaqësitë e jetës, por mëson se si të ndiqen ato në mënyrë të moderuar. Sekreti qëndron që të dimë të kënaqemi, dhe të ndjekim vetëm kënaqësitë “natyrore” (ushqim, dashuri, miqësi). Shmangni të “jonatyroret” (fama, pushteti, suksesi) që janë të panginjshme, e si pasojë shkaktojnë palumturi. Ushtrimi: çdo ditë bëni një veprim, sado i vogël, për të tjerët.

6. Shën Françesku: pranoni çdo gjë që ju ndodh

I tiji është një mesazh i dashamirësisë për të gjitha krijesat, të cilat vlerësohen për atë që janë. Shenjtori na përçon një ndjenjë të gëzimit për vetë ekzistencën (të cilën e gjejmë, kohët e fundit, edhe tek mësuesi shpirtërore indian Osho). Paqja e mendjes arrihet kur jemi në gjendje qëpër të pranojmë me kthjelltësi, çdo gjë që ndodh me ne. Sot është demonstruar se mirënjohja është një nga mënyrat për të shkuar drejt lumturisë: Ne jemi mirënjohës, sepse jemi të lumtur, dhe jemi të lumtur kur jemi mirënjohës në jetë. Ushtrimi: në fund të çdo dite, mendoni të paktën pesë gjëra që keni dhe që ju bëjnë të ndjeheni mirë.

7. Schopenhauer: kultivoni projekte të reja

Në mesin e shumë rregullave për të “jetuar të lumtur” që ka kodifikuar, filozofi gjerman na kujton se të mësuarit e diçkaje të re është i nevojshëm për të qenë të lumtur: dija na lejon që të rritemi dhe të piqemi, të paturit e programeve dhe projekteve, është një burim entuziazmi për jetën. Ne duhet të bëjmë përpjekje maksimale në atë që bëjmë, por pa u shqetësuar për rezultatin përfundimtar. Ushtrimi: Bëni një listë të gjërave që ju pëlqen të bëni dhe mendoni për një projekt të ri, një hobi apo një biznes.

8. Eugene Gendlin: Dëgjoni emocionet

Filozofi amerikan pohonm rëndësinë e dëgjimit të trupit dhe emocioneve tuaja. Pothuajse gjithmonë, megjithatë, ne jemi “të shkëputur”: Mendimet na shkëpusin dhe na pengojnë nga të ndjerit e atyre që përjetojmë në thellësinë e vetes sonë. Kur vuajmë, për shembull, ne duhet të dëgjojmë dhimbjen: është më keq, nëse e injorojmë. Ushtrimi: çdo ditë ne duhet t’i kushtojmë disa minuta dëgjimit të ndjenjave tona, pa gjykuar dhe duke u përpjekur për t’i “gjetur” ato në trup.

9. Daisaku Ikeda: Mos gjykoni të tjerët

Sipas këtij mësuesi budist japonez, nuk mund të jetë lumturi e vërtetë nëse e kufizojmë vetëm tek vetja jonë: duhet të kapërcejnë egoizmin dhe të ndjehemi pjesë e një fati të përbashkët. Ju duhet që të zëvendësoni konceptin e “opozitës” me atë të “harmonisë”, të “Unë” me “Ne”. Edhe zbulimet e fizikës kuantike konfirmojnë ekzistencën e një lidhjeje të thellë mes të gjitha gjërave. Ushtrimi: Kur lidheni me të tjerët, përpiquni t’i dëgjoni vërtetë, pa i gjykuar.

10. Dalai Lama: Ndryshoni perspektivën

“Lumturia varet nga dhembshuria dhe aftësia për të ndryshuar perspektivën.” Duhet zhvilluar një qasje e dashur ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve. Emocionet negative duhet të pranohen si një fakt natyror dhe kalimtar, nëse u kundëvihemi, i acarojmë. Edhe Ajnshtajni pohonte se për të zgjidhur një problem duhet të ndryshoni mënyrën se si mendoni. Ushtrimi: Kur ballafaqoheni me një problem, në vend që të ndiheni të viktimizuar, është më mirë të viheni në rolin e “lojtarit”. Dhe pyesni: “Çfarë mund të mësoj, çfarë kartash duhet të luaj për ta kthyer në një mundësi?” “Life” – Bota.al