Shpallje

Vetëm ndiqni një nga trajtimet natyrale që do t’ju paraqesim më poshtë dhe lëkura juaj në zonën bikini do të ndriçohet. Po pse ka tendencën të errësohet zona e bikinit?

– Lëkura e kësaj zone mund të errësohet ose të krijojë njollë për arsye të ndryshme, por kryesisht për shkak se ajo është vazhdimisht “e mbyllur” nga pantallonat apo të brendshmet.

– Kjo gjë, që shkakton siklet në plazh apo në çdo vend tjetër ku ne veshim kostum banjoje apo të brendshme, mund të shkaktohet edhe nga depilimi.

– Nëse doni të zbardhni vetëm lëkurën në zonën bikini, nuk ka asnjë problem. Por nëse vini re se zona të tjera janë shumë të errëta ose me njolla (sqetullat, qafa, gjunjët dhe bërrylat), atëherë duhet të këshilloheni me mjekun tuaj ose me një dermatolog.

Receta dhe trajtime natyrore për të zbardhur zonën bikini
Pasi të keni marrë vendimin për të korrigjuar këtë problem, duhet të filloni të aplikoni kremra, maska dhe “scrub”-e. Mos u nxitoni të blini produkte të shtrenjta, si fillim shikoni çfarë keni në frigoriferin tuaj! Ndoshta keni të gjithë përbërësit për një zbardhues të shkëlqyer natyror.

1. Maskë me limon dhe kos
Limonin do ta ndeshni disa herë në këto receta, pasi ai është një nga përbërësit më të përshtatshëm për të zbardhur njollat e lëkurës. Këshilla që vlen për të gjitha trajtimet: mos zbatoni limon në lëkurë para ekspozimit në diell, pasi bën efektin e kundërt. Mos e harroni asnjëherë këtë.
Për maskën me limon dhe kos duhen: lëngu i një limoni dhe tri lugë kos natyral

Përgatitja:
• Përziejeni kosin dhe limonin.
• Lani zonën e bikinit dhe e thani atë mirë.
• Aplikoni këtë maskë dhe e lini gjysmë ore.
• Pas kësaj kohe, e shpëlani me ujë të vakët.
• Përsëriteni trajtimin çdo natë për të paktën një javë.
Përveç vetive antirrudhë, gjithashtu mund të përftoni veprimin hidratues të kosit.

2. Krem me vaj, limon dhe mjaltë
Mjalti është një pastrues i përsosur (duhet të përdorni pjesën e kristalizuar, jo të lëngshme) dhe vaji ndihmon për të zbutur lëkurën.
Përbërësit: 1 lugë gjelle vaj ulliri (15 g), 1 lugë gjelle mjaltë (25 g) dhe ½ e lëngut të një limoni.

Përgatitja:
• Përzieni tri përbërësit derisa të merrni një përzierje homogjene.
• Aplikojeni atë në zonën bikini.
• E lini të pushojë për 20 minuta, pastaj shpëlajeni me ujë të ngrohtë.
Përsëriteni këtë trajtim në mbrëmje, para se të shkoni për të fjetur, për një javë rresht.

3. Limon dhe gjizë
Përbërësit: 1 lugë gjelle gjizë dhe 5 pika lëng limoni

Përgatitja:
• Përzieni përbërësit dhe e zbatoni në zonën e njollave. E lini të pushojë derisa të thahet (rreth 20 minuta).
• Lani me ujë të ngrohtë dhe e thani butësisht.

Përsëriteni këtë trajtim çdo ditë për një javë.

4. Feta limoni
• Pritni dy feta nga një limon
• Vendosni fetat në dy anët e bikinit
• E lini për gjysmë ore sa të veprojë lëngu i limonit
• Pas kësaj, e lani me ujë të ngrohtë dhe e thani butësisht
• Përsëriteni trajtimin çdo ditë, deri në zhdukjen e njollave./DardaniaPost.com