Shpallje

Të gjithë e dimë se trupat tonë janë kompleks, të ndërlikuar dhe fascinuar sepse na mbajnë të shëndetshëm dhe të sigurt çdo sekondë të jetës sonë.

Trupi na mbron nga çdo dëm potencial edhe përmes veprimeve më të thjeshta, siç është teshtima apo gogësima. Trupi e ka mekanizmin e vet të mbrojtjes, arsye e cila shpjegon se përse na rrudhen gishtat në ujë, transmeton Telegrafi.

Pra, me siguri e keni vërejtur se gjatë verës kur jeni në pishinë apo në deti dhe notoni për një kohë të gjatë, gishtat fillojnë t’ju rrudhen. Epo, këto rrudha kanë një qëllim specifik.

Posa trupi të ballafaqohet me një sasi të madhe të lagështisë, ai e kupton se ambienti i jashtëm është ende i rrëshqitshëm dhe kësisoj na u shkaktohen rrudhat. Këto rrudha na mundësojnë që t’i kapim më mirë sipërfaqet e buta. E mahnitshme, apo jo?/DardaniaPost.com