Shpallje

Një çift që po bënte setin e tyre fotografik për dasmë e ka ndërprerë punën pasi dhëndëri ka vrapuar për të shpëtuar jetën e një fëmije që po mbytej.

Ngjarja ka ndodhur në Victoria Park of London, në provincën e Ontarios në Kanada ku Clayton parandaloi tragjedinë.

‘Para disa minutash kisha vënë re 3 djem që po na ndiqnin dhe që po i afroheshin lumit- ka treguar dhëndri- Pata një lloj parandjenje dhe pas pak sekondash pashë njërin prej tyre që po notonte në lumë dhe që tentonte të dilte prej atu. Fatmirësisht ndërhyra në kohë dhe arrita që ta shpëtoja”.

Momente u kapën nga Darren Hatt, fotografi që po merrej me setin e fotografive të çiftit. Tani imazhi i Clayton që del nga uji po bën xhiron e botës./DardaniaPost.com