Shpallje

1. Ju jeni në gjendje të artikuloni përvojat emocionale. Ne mësojmë bazat e fjalorit emocional që kur jemi fëmijë të vegjël, me fjalë të tilla si, e lumtur, i trishtuar, e shurdhër dhe i çmendur. Por sa të artikuluar jeni në përshkrimin e eksperiencave më komplekse emocionale? Një fjalor ekspresiv dhe preçiz është shenjë se jeni mjaft introspektivë, për të kuptuar emocionet tuaja – dhe se si funksionojnë emocionet në përgjithësi. Për shembull, mund të përshkruani diçka si “nostalgjike”, në vend që ta përshkruani si “pak të trishtuar” ose të ndjeni “nervozizëm që lidhet me stresin” në vend që të ndjeni “zemërim”.

2. Mund të identifikoni lehtësisht pikat e forta dhe dobësitë (përfshirë tuajat). Shefat inteligjentë emocionalisht janë në gjendje të zbulojnë shpejt pikat e forta dhe dobësitë e punonjësve të tyre – dhe nuk kanë frikë të pranojnë të vetat. Të gjithë janë të mirë në gjëra të ndryshme dhe të gjithë kanë të meta personale. PIkasja e tyre është një shenjë që ju i kushtoni vëmendje të madhe mënyrës se si njerëzit ndërveprojnë, dhe ju shihni si të mirën edhe të keqen tek njerëzit.

3. Ju keni qenë historikisht gjykues të mirë të karakterit. Mendoni për njerëzit e tjerë që keni bashkëvepruar në të kaluarën, pavarësisht nëse janë ish-anëtarë ekipi ose miq. Kur keni pasur një “ndjesi të mirë” për dikë, si ka shkuar marrëdhënia juaj me ta? Përshtypjet e para mund të gënjejnë, por nëse keni një histori të fortë të zgjedhjes së njerëzve të besueshëm, të qëndrueshëm dhe pozitivë për të rrethuar veten, ndoshta keni një nuhatje të fortë për të gjykuar karakterin e njerëzve.

4. Njerëzit vijnë tek ju për këshilla ose mbështetje. Sa shpesh njerëzit në jetën tuaj vijnë tek ju për këshilla, kur përballen me një problem të vështirë? Apo për mbështetje kur po kalojnë një kohë të vështirë? Nëse shumë njerëz e bëjnë, kjo do të thotë se ata besojnë që ju nuk i gjykoni, dhe ju ndoshta u jepni atyre perspektivë të vlefshme emocionale. Me fjalë të tjera, është një shenjë që jeni person me inteligjencë emocionale dhe njerëzit e tjerë mund ta shohin këtë.

5. Ju mund t’i lini gjërat të shkojnë. Të gjithë udhëheqësit përjetojnë momente irritimi, acarimi dhe zemërimi, por sa shpejt jeni në gjendje të lini të kaluarën tuaj të shkojë? A jeni tipi që mbani hatër, apo që fal dhe harron? A ju përndjekin gabimet tuaja, apo përpiqeni t’i lini pas, sa më shpejt që të jetë e mundur? Njerëzit emocionalisht inteligjentë janë në gjendje të kontrollojnë reagimet e tyre dhe t’i lënë gjërat të shkojnë.

6. Ju në përgjithësi e dini se si ndjehen të tjerët. A mund të dalloni se kur një punonjës është veçanërisht i stresuar, apo kur ai ose ajo nuk po punon si zakonisht? A e vini re se kur miqtë tuaj veprojnë çuditshëm, qoftë edhe paksa ndryshe nga sjellja e tyre e zakonshme? Vetëm njerëzit emocionalisht inteligjentë i shohin këto ndryshime vazhdimisht.

7. Ju i pranoni besimet, stilet e punës dhe kënvështrimet e të tjerëve. Nuk ka asnjë lloj “të duhur” profesionisti; ka dhjetëra, nëse jo qindra besime, stile pune dhe këndvështrime të pranueshme. A jeni tipi i personit që i pranon dhe i përqafon ato? Apo përpiqeni të konvertoni gjithçka në stilin tuaj të veçantë?

Nëse nuk mendoni se i shfaqni këto shenja, mos u shqetësoni. Disa njerëz janë nga natyra të prirur për të qenë më inteligjentë emocionalisht se të tjerët, por është një aftësi dhe një vetëdijësim që mund të zhvillohet me kalimin e kohës. Filloni duke u kushtuar më shumë vëmendje mendimeve, ndjenjave dhe sjelljeve të njerëzve që ju rrethojnë, dhe flisni më të panjohur. / Bota.al/DardaniaPost.com