Shpallje

Jeta është e ndarë në etapa, ndaj është e rëndësishme që në çdo njërën prej tyre të bëni gjënë e duhur. Të tridhjetat janë koha ideale për familjen, karrierën, miqtë dhe kursimet!

Sa më shumë të kalojë koha, aq më e vështirë është të ndryshohen disa zakone. Por në moshën 30-vjeçare, keni ende kohë të përshtateni me të renë dhe të mësoni zakone pozitive. Nëse jeni në dilemë se nga duhet t’ia filloni, ja disa këshilla që do t’ju ndryshojnë jetën.

Filloni të qeshni me veten

“Qeshni me veten, qeshni me absurditetin e jetës, me të mirën dhe të keqen e çdo situate”. Nëse jeni në gjendje të kuptoni humorin e sfidave tuaja të përditshme, kjo ju ndihmon me përmirësimin e shëndetit dhe lumturisë. Kërkimet thonë se njerëzit që mund të vënë në lojë veten janë zakonisht më të qeshur.

Vlerësoni familjen dhe miqtë tuaj

Në moshën 20-vjeçare mund të jeni shumë të zënë duke u edukuar dhe duke filluar një karrierë, aq sa i lini miqtë dhe familjen në një cep të jetës suaj. Në moshën 30-vjeçare keni krijuar një bazë të mirë për jetën dhe mund t’i ktheheni vlerësimit për familjen, t’iu kushtoni kohë miqve dhe t’i bëni të ndihen të përqafuar nga ju.

Filloni të mbani një ditar

“Regjistrojeni” jetën tuaj! Mbani shënime të shkruara, të cilat do t’ju argëtojnë dhe do t’ju kujtojnë se si ishte e shkuara disa vite më pas. Nuk ka nevojë të mbani një bllok sekret shënimesh nën shtrat, një album dixhital fotosh me citimet për çdo ngjarje bën të njëjtë gjë.

Filloni të kujdeseni për shëndetin

Shëndeti duhet të jetë prioriteti juaj në moshën 30-vjeçare. Kujdesuni sa më shumë që çdo gjë të jetë në rregull me shëndetin dhe ruani peshën në mënyrë të ekuilibruar, e cila ju bën të ndiheni mirë me veten.

Për ta bërë këtë duhet të jeni aktiv dhe të ushqeheni siç duhet. Në një kërkim thuhet se për të pasur një dobësim sa më të shëndetshëm duhet të përqendroheni më tepër tek ato që hani sesa tek ushtrimet.

Filloni të kurseni para

Një nga zakonet fiskale më të rëndësishme që duhet të filloni ta praktikoni kur jeni te të tridhjetat është që të shpenzoni më pak nga sa fitoni. Trajtojeni paranë në rini siç do të donit t’ju trajtonte ajo në pleqëri, ndaj për këtë arsye, kurseni sa të mundeni.

Shkoni pas një qëllimi të madh

Deri në fillim të moshës 30-vjeçare mund të keni ëndërruar vetëm rreth krijimit të një familjeje, blerjes së një shtëpie apo marrjes së një diplome më të përparuar. Tani është koha ta realizoni këtë gjë!

Ëndrrat tuaja mund të bëhen realitet, sepse për këtë është mosha 30-vjeçare, koha plot energji dhe me mënyrat e duhura për të ecur përpara.

Mësoni nga gabimet tuaja

Me shumë gjasa keni bërë plot gabime në moshën 20-vjeçare. Ky nuk është një problem për sa kohë mësoni nga eksperiencat tuaja. Kjo kërkon të merrni përsipër përgjegjësi për atë që mund të ketë qenë një gabim dhe të kuptoni përse ka ndodhur.

Si të arrini suksesin?

Mikelanxhelo Bonaroti këshillonte këdo që kërkonte sukses se rreziku më i madh nuk është te vendosja e synimeve shumë të larta dhe arritja e pak prej tyre, por te vendosja e synimit shumë poshtë dhe arritja e kësaj lartësie të ulët.

Henri Ford, themeluesi i Ford Motors, inkurajon këdo që dëshiron të arrijë suksesin se duhet ta marrë dështimin si një mundësi për të filluar nga e para, këtë herë më me inteligjencë.

Da Vinçi ka thënë në shprehjen e tij të famshme “Kam vënë re se njerëzit me arritje rrallë qëndrojnë në pritje që t’i ndodhin gjërat që duan. Ata veprojnë dhe ‘u ndodhin’ atyre”.

Në fund të fundit, siç e thotë dhe Uolt Diznej: “Nëse mund ta ëndërrosh, mund ta bësh”./24ore