Shpallje

Kur lindi pica moderne? Kur zbarkoi në Amerikë? Është e vërtetë që astronautët së shpejti do të hanë pica në hapësirë? Çfarë nënkuptohet me efektin picë? Dhe mbi të gjitha çfarë lidhjeje ka Google me picën? 10 kuriozitete mbi ushqimin më të njohur italian në botë.

Kur lindi pica. Pica moderne, siç e njohim sot, lindi në Napoli. Për 1të flet edhe Alexandre Dumas (babai) në librin e tij të kuzhinës (1835). Në vitin 1889, Raffaele Esposito dhe bashkëshortja e tij Rosa Brandi, pronarë të një picerie, për t’i bërë homazh Mbretëreshës Margherita, gruas së Mbretit Umberto I, përgatitën një picë trengjyrëshe me domate, borzilok dhe djathë mozzarella. Në këtë mënyrë lindi zyrtarisht pica Margherita.

Pica dhe amerikanët. Gabon kushdo që beson se amerikanët e zbuluan picën shumë vite pas italianëve. Madje disa prej tyre e kanë 2njohur edhe më përpara. Ndërkohë që piceria e parë në Nju Jork i hapi dyert e saj në vitin 1905, nga nja ide e emigrantit Gennaro Lombardi. Kishin kaluar vetëm 15 vite nga krijimi i Margherita-s. Suksesi qe i menjëhershëm. Sot pica më popullore në SHBA është pica Pepperoni (me sallam pikant).

Pica dhe Google. Në mes të viteve ’90, përpara se të krijonte 3Google, Sergey Brin ngriti në këmbë një shërbim që të lejonte të porosisje pica me internet duke shfrytëzuar fax-in e restoranteve. Ishte një dështim i madh, sepse siç ka treguar ai vetë, kjo i mësoi se njerëzit jo gjithnjë i respektojnë vendimet e marra. E nëse do të kishte sukses, sot ndoshta nuk do të kishim Google.

Pica më e shtrenjtë. Të porosisësh një picë dhe ta paguash me bitcoin ? (monedhë virtuale, me anë të së cilës mund të kryesh 4transaksione, si me paranë e vërtetë. Bitcoin është një formë e re paraje, një monedhë dixhitale e decentralizuar, që nuk kontrollohet nga askush, nuk e nxjerr asnjë bankë qendrore dhe mund të përdoret nga të gjithë). E ka bërë në vitin 1009 programuesi Laszlo Hanyecz, që pagoi për dy pica 10 mijë bitcoin. Që sot vjen më shumë se tre milion euro.

Pica e ngrirë. Deri pak vite më parë piceria “Airport Pizza: në 5qytetin Nome, në Alaska, dërgonte pica me avionë në fshatrat përreth, të cilët nuk kishin piceri. Për udhëtimin nevojiteshin të porositeshin të paktën 30 pica (10 dollarë njëra).

Pica e parë nëpërmjet ueb-it. Në vitin 1994 një piceri e zinxhirit 6të picerive “Pizza Hut” në Santa Kruz në Kaliforni hapi një sit ueb ku ishte e mundur të porosisje picën online, duke krijuar në fakt shembullin e e-commerce në botë.

7Printeri 3D për të bërë picën. NASA i dha kompanisë “Anjan Contractor” të Austin, Teksas, 125,000 dollarë për të zhvilluar prototipin e një printeri 3D që të jetë në gradë të bëjë një picë duke përzierë disa ushqime në pluhur dhe ujë. Nëse do të funksionojë, do të merret nga astronautët në rrugëtimet gjata hapësinore.

Më të shpejtët. Në qershor të 2014-ës në Las Vegas u mbajt gara e 8picierëve më të shpejtë: fitoi anglezi Pali Grewal, që u tregua i aftë të gatuante dhe të piqte 3 pica në vetëm 32 sekonda e 28 të qindtat.

Çfarë është efekti pica. Në sociologji flitet për një efekt pice kur një fenomen lokal ka sukses përpara jashtë vendit të origjinës, dhe 9kthehet protagonist në një moment të dytë. I pari që foli për këtë term ishte antropologu Agehananda Bharati kur në vitin 1970 kur gjatë studimi tha se popullariteti i jogës dhe i disiplinave orientale u bënë të famshme fillimisht në perëndim për t’u bërë të njohura më pas edhe në atdhe. Sipas tij, edhe pica pati të njëjtin fat, u bë e famshme fillimisht në SHBA, për t’u bërë më pas në Itali.

Pica light. Në PizzaUp, një simpozium teknik mbi picën që u mbajt 10në 2013-ën në Padova u prezantuan receta të ndryshme, të mbështetura nga studime universitare, për t’i hequr picës 30% kalori, por pa modifikuar shijen. Dhe sekreti për të bërë një pica light qëndronte tek mielli: Sa më pak drithëra, dhe më shumë përbërës perimesh./24ore