Shpallje

Vetëm ta mendosh një gjë të tillë të fut tmerrin e jo më një tigër të të gudulisë apo të të lëpijë gishtat e këmbës. Por ja që ndodh edhe kështu për fotografin Kim Wolhunter, në Botswana.

Fotografi 57-vjeçar po fotografonte në Mashatu Game Reserve në Botswana, kur i afrohet një këlysh gatopardi.

Në atë moment Kim po fotografonte një nënë me katër këlyshët e saj, kur këlyshja femër iu afrua këmbës së tij.

Ajo nisi të nuhaste këmbën e Wolhunter, i cili fatmirësisht doli që aty me të gjithë gishtat e këmbës. Ky ishte finalizimi i 6 javëve që Kim kishte kaluar me nënën dhe këlyshët e saj, duke fituar kështu dhe besimin e tyre.

“Ajo më shihte njësoj si një mace shtëpie kur sheh të zotin. Dukej sikur e dinte që po të më kafshonte do të merrte një reagim të keq nga mua”, ka thënë Kim./24ore