Shpallje

Këngëtarja e hitit “Chained to the Rythm” ka shokuar të gjithë me një veshje të çuditshme në mbrëmjen e ‘Met Gala 2017’.

Katy Perry mbërriti në tapetin e kuq në New York më një veshje të stiluar nga John Galliano. Fustani i cili ishte pjesë e ‘Javës së Modës në Paris’ është një copë dramatike e stiluar nga shtresa të pafundme dantellash të cilat lidhen njëra pas tjetrës.

Veshja e këngëtares kishte detaje të ndryshme të cilat e plotësonin duke filluar nga lulet, fjongot, aksesorët e rëndë dhe velloja në të cilën shkruhej fjala ‘ugly’ (e shëmtuar).

John Galliano njihet si stilisti i cili e adhuron Hitlerin dhe përçmon femrën. Në sytë e tij një femër është e mallkuar që në lindje, ajo është një specie e brishtë e pavlerë dhe e shëmtuar për këtë arsye stilimiet e tij kanë për qëllim të ulin figurën femërore.

Nuk është kuptuar arsyeja pse 32-vjeçarja vendos të shfaqet me një zgjedhje të tillë veshjeje por një gjë është e sigurt ajo i ka shokuar të gjithë mbrëmjen e së hënës në Met Gala.

Në fotogaleri do të gjeni veshjet më të çuditshme në ‘Met Gala 2017’/24ore