Shpallje

Gjatë vizitave që bëri disa bizneseve prodhuese të Mitrovicës ”MitroPlast” dhe “Driloni” kandidati për kryetar komune të Mitrovicës nga VV, Fehmi Ferati, u zotua se problemet me ujin dhe tregun gjatë mandatit të tij nuk do jenë më problem për kompanitë prodhuese të Mitrovicës. Edhe pse siç u shpreh ai : “këto vizita një muaj para zgjedhjeve nuk i kam dëshirë sepse të gjithë vijnë, vizitojnë e premtojnë vetëm para zgjedhjeve” por ai tha se kjo nuk do jetë vizita e tij e fundit tek bizneset sepse pas 22 tetorit do ketë edhe shumë vizita tjera e punë për tu bërë si kryetar i Mitrovicës.