Shpallje

Fehmi Ferati duket se ka marr shumë seriozisht këtë fushatë, gjatë ditës së djeshme, ku ai morri pjesë në shumë tubime e takime me qytetarë ai vizitoi edhe disa fshatra e lagje të qytetit, ndër to edhe fshati Vidimriq ku sipas tij është fshati më i diskriminuar. Ai për këtë fshat u zotua se do ketë subvencione për bujqit vidimriqas dhe do siguroj transport falas për nxënësit e këtij fshati.

Ndër vendet që vizitoi ai dje ishin edhe lagja e Zhabarit dhe fshati Koshtovë,  problemet e zhabarit janë asfaltimi i rrugëve siç u shpreh ai “shkel e shko” dhe problemet me kanalizimin e ujërvae të zeza. Ndërsa për fshatin Koshtovë ai tha se rinia e këtij fshati është potenciali më i madh për ndryshimin në Mitrovicë.