Dje pas tubimit që u mbajt në Mitrovicë kandidati për kryetar të kësaj komune nga VV, Fehmi Ferati tha për Gazeta Ora se në Mitrovicë edhe bastionet e partive politike janë korruptuar. Një subjekt politik që nuk e voton dhe nuk e kalon për deputete Drita Kadriun, ndërsa kalon dikush që nuk ka lidhje me politikën, natyrisht që ky subjekt nuk ka perspektivë. Një subjekt që nuk e pozicionon një kandidate si Vjosa Osmani me nr. 84 ose nuk e kalon për deputet Valon Murtezajn, ndërsa bëhen deputetë të tjerë gjysmë të shkolluar, natyrisht që nuk ka perspektivë. Këto janë subjekte që po shemben sepse nuk kanë vlera e merita, por vetëm numra e votues të korruptuar. Çka të pritet nga këto subjekte?

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz