Shpallje

Për PDK-n në Mitrovicë, me sa duket nuk vlejnë ligjet e shtetit të Kosovës. Në disa foto të siguruara nga Gazeta Ora, shihen disa fëmijë në tendën e vendosur në sheshin “Mehë Uka” në Mitrovicë. Qytetarët thonë se kjo është gjë e zakonshme që prej se është vendosur kjo tendë. Për këtë tendë dhe vendosjen e fëmijëve si aktivistë, ka pasur ankesa nga qytetarët e Mitrovicës. Tutje ata shprehen të shqetësuar edhe për uzurpimin e sheshit. “Nuk e di nese kanë leje për vendosjen e kësaj tende, por edhe nese ekziston leja, nuk duhet uzurpuar sheshi” u shpreh qytetari P.H.