Shpallje

VV në Mitrovicë  sot ka mbyllur Tendën e vendosur në sheshin “Mehë Uka”.

Largimin e tendës e arsyetuan në një postim në Facebook ku thanë se  tenda e tyre është vendosur për të informuar qytetarët për planin qeverisës dhe pyetjet për të cilat janë të interesuar, por jo për ti irrituar ata me zërin e lart të muzikës degjeneruese, apo me uzurpimin e sheshit.

Në postim ata u  shprehën:

“Tenda jonë ishte e vendosur e para në shesh, për arsye të informimit të saktë të qytetarëve në lidhje me zotimet tona. Aty, ne ishim vendosur për interesin e qytetarëve që sa më afër dhe më lehtë të shprehin pyetjet, shqetësimet dhe sugjerimet e tyre në raport me zgjedhjet lokale dhe planin e Lëvizjes.

Ne asnjëherë nuk përkrahim idenë që në mungesë të aktivistëve dhe në mungesë plani qeverisës, sheshi të kthehet në kafeteri, e aq më pak në diskotekë, ku u këndohet përdorimit të drogave dhe fenomeneve negative shoqërore.
Dikush nuk pati fare aktivistë për këtë lloj aktiviteti e dikush tjetër u mundua që me zhurmën nga muzika dhe me tendat gjigande të zërë sa më shumë vend në shesh, të pengojë interesimin e madh të qytetarëve për zotimet dhe masat e Lëvizjes pas fitores së sigurt më 22 tetor.

Por, një gjë është më se e sigurt, qytetarët tashmë kanë vendosur për Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe kandidatin e saj Fehmi Ferati. Pasi që vetëm ne jemi ndryshimi dhe vetëm ne garantojmë mirëqenie sociale dhe qeverisje të pakorruptueshme e në të mirë të interesave të qytetarëve.”