Shpallje

Izeti është Profesor i Shkencave Sportive, dhe është një nga figurat më të njohura në Mitrovicë. Duke filluar nga angazhimi i tij në shumë sfera të jetës deri tek angazhimi i tij në politikë.

Izeti është i njohur për shumë suksese. Ai ishte trajner në basketball në kohën kur Trepça kishte ditët e arta të fitores së titullit. Është shumë i suksesshëm si kryetar i shoqatës së profesorëve të Edukatës Fizike.

Gjithashtu, Izeti është aktivist vullnetar në shumë organizime sportive dhe kulturore në të mirë të Mitrovicës.
Izeti, ne këto zgjedhje lokale është pjesë e Listës së Asamblistëve nga Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe garon me numrin 20.