Shpallje

Kandidati për asamble komunale nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Faton Kajtazi në një intervistë të shkurtër për “Gazeta Ora” thotë se, arsyet që e shtynë të kandidoj për asamble janë ” nevojat për një angazhim më të madh të secilit prej nesh në mënyrën që ne mendojmë se mund t’i ndihmojmë qytetarët, e në këtë kontekst edhe veten.”

Përshëndetje z.Kajtazi.

Për të mos iu marrë shumë kohë në këto ditë të angazhimit të madh në fushatë, po fillojmë më pyetjet tona menjëherë në këtë intervistë të shkurtër.

Si muzicient cili do jetë angazhimi juaj për kulturën dhe muzikën në Mitrovicë ?

  • Kajtazi: Si asamblist i ardhshëm që vij nga komuniteti artistik veç i kam të ideuara planet që përkojne edhe me zotimet e VV. Është një perceptim që “bën edhe pa kulturë” përderisa kemi shumë probleme të tjera madhore, ndërsa unë pikërisht e shoh që mbështetja e artit, sportit dhe aktiviteteve të tjera me të rinjtë dhe jo vetëm, ndikon drejtpërsëdrejti edhe në sjelljen tonë si qytetarë. Ne vazhdën e kësaj do të angazhohem për ngritjen e nivelit në aspektin kualitativ në shkollën e muzikës “Tefta Tashko” në Mitrovicë. Do të angazhohem për formimin e Shoqatës së Muzikatnēve ku ndër të tjera mendoj që përmes koncerteve nëpër qytet ta “ngremë” shijen e qytetarëve për muzikë duke u servirur këngë të bukura shqipe, të cilat jemi dëshmitarë që iu kanë pëlqyer njerëzve anekënd botës, e fatkeqësisht ka prej qytetarëve që as që i kanë dëgjuar ndonjëherë.

    Ambienti është temë delikate në qytetin e Mitrovicës; çka duhet të ndryshohen në këtë aspekt?

    Kajtazi: Në lidhje me mbrojtjen e ambientit, fatkeqësisht ka për të ndryshuar e për të punuar shumë. Si karakteristikë e thuajse të gjitha vendeve në zhvillim, është vetëdija e ulët për pasojat individuale dhe kolektive nga ndotja e ambientit. Si fillim nevojitet ndryshimi i qasjes nga komuna, edhe nga vetë qytetarët, se ambienti i pastër dhe i shëndetshëm nuk është luks, por problemi më akut në komunën tonë.

     

    Cilat janë angazhimet tuaja në të mirë të ambientit të qytetit?

    Kajtazi: Unë mbrojtjen e ambientit kisha për ta quajtur “pikë të dobët “timen. Kjo ndoshta për faktin që për një kohë të gjatë kam jetuar në një vend që ambientit i kushtojnë vëmendje të veçantë. Andaj edhe në të kaluarën (prej çështjes së mauneve me kimikate shumë të rrezikshme që mafia e biznesit me atë qeveritare na sollën në Mitrovicë, me përpjekjet e vazhdueshme të të njejtëve për “investime nga jashtë ” që nuk kanë kriter mbrojtjen e ambientit) e deri tani me problemin e ndotjes së ajrit nga këto të ashtuquajtura “fabrika” për prodhimin vajrave motorike, kam qenë, jam dhe do të jem edhe më shumë i angazhuar në mbrojtjen e ambientit në komunën e Mitrovicës.

    Pse dhe çfarë ju shtyu të kandidoni për Asamble Komunale?


    Kajtazi: Mbase përgjigjen e kësaj pyetjeje mund ta gjeni më lart, por gjithsesi nevoja për një angazhim më të madh të secilit prej nesh në mënyrën që ne mendojmë se mund t’i ndihmojmë qytetarët, e në këtë kontekst edhe veten.

 

Faleminderit shumë z.Kajtazi që pranuat të jeni pjesë e kësaj interviste.

– Faleminderit juve.

 

FATON KAJTAZI në këto zgjedhje mbanë numrin 28, dhe është pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Pra, së pari votohet 10 Lëvizja VETËVENDOSJE!, pastaj 28. Faton Kajtazi.

Publié par Faton B. Kajtazi sur dimanche 15 octobre 2017