Shpallje

Lëvizja VETËVENDOSJE në Mitrovicë, pretendon se PDK-ja po keqpërdorë postierët e Postës së Kosovës, ku sipas saj, drejtor i Postës është vëllai i kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit.

Më poshtë e keni komunikatën e lëshuar nga VV, në Mitrovicë.

“POSTA E KOSOVËS NË SHËRBIM TË VALDETE IDRIZITNë zyrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

në Mitrovicë, kemi pranuar ankesa nga postierët se kanë qenë të detyruar të shpërndajnë posterë të kandidates dhe fletushka të programit të PDK-së.

Ne si Lëvizje VETËVENDOSJE! – Qendra në Mitrovicë, dënojmë këtë formë të presionit dhe keqpërdorimit të pozitave udhëheqëse nga familjarët e Kadri Veselit, të cilët janë në strukturën udhëheqëse në Postën e Kosovës, në Mitrovicë.

PDK-ja si parti e krimit dhe zhvatjes e trajton në formë çnjerëzore çdo qytetarë dhe punëtor të shërbimeve publike, duke filluar nga shantazhi e kërcënimi për vota deri tek detyrimi që t’ua shpërndajnë fletushkat meqenëse nuk kanë as anëtarë të gatshëm sepse ata kanë klient dhe nuk e kanë idenë sit ë bëhet fushatë pa keqpërdorur e zhvatur sepse ata janë zhvatës.

Postierët nuk kanë dhënë emra në mënyrë që të mos humbin vendin e punës. Në mungesë të vullnetarëve PDK keqpërdor institucionet e shtetit.”

 

POSTA E KOSOVËS NË SHËRBIM TË VALDETE IDRIZITNë zyrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Mitrovicë, kemi pranuar ankesa nga…

Publié par Lëvizja Vetëvendosje – Qendra Mitrovicë sur jeudi 19 octobre 2017