Shpallje

Drejtoresha e Shëndetësisë pranë Komunës së Mitrovicës, Vlora Haxhimehmedi.

Vlora në këto zgjedhje lokale është pjesë e Listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! Dhe ka numrin 6.

 

Në fjalën e saj, ajo tha se nuk është i vetmi person që e la Perëndimin për t’u kthyer në Kosovë e për të kontribuar në Lëvizjen Vetëvendosje

“Si unë në Lëvizjen Vetëvendosje janë kthyer plot aktivistë të tjerë, e si unë janë edhe plot kandidatë të tjerë në listën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje . Pa harruar ata që kanë qenë këtu gjithnjë e nuk kanë ikur asnjëherë, edhe pse e kanë patur mundësinë. Njerëzit që janë në Lëvizjen Vetëvendosje më bëjnë të ndihem njëmend krenare!”, tha para mitrovicasve, Vlora Haxhimehmedi.

Ajo shtoi tutje se Kosova është e zhytur në varfëri dhe tha se Mitrovica e njeh dhe e ka parë mirë këtë varfëri, por premtoi se me qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje, Mitrovica dhe mbarë Kosova do fillojë të dalë nga kjo gjendje.

Tuje, Haxhimehmedi tha se me qeverisjen e Vetëvendosje-s, të shumtit do kenë atë që i takon: punë, mbrojtje në punë, shërbime dinjitoze shëndetësore, çerdhe dhe shtesa për fëmijët, ndihma për bujqësi, mbrojtje të prodhimit vendas.

“Dhe kjo ditë nuk është larg. Ajo është 22 tetori, numri është 10, kryetari është Fehmi Ferati, fitues do të dalim të gjithë bashkë,Prandaj, nga këtu, në Mitrovicë, i bëj thirrje të gjithë bashkatdhetarëve tanë që jetojnë në mërgatë, i bëj thirrje të bëjnë çmos të behemi bashkë me njerëzit e mirë të Vetëvendosjes, me njerëzit e mirë të Mitrovicës, me gjithë qytetarët për t’i sjellë Kosovës fitoren’’, përfundoi fjalën e saj, kandidatja për asamble, Vlora Haxhimehmedi.