Shpallje

Gjatë ditës së djeshme, PDK-ja kishte organizuar një tubim në Palestrën “Minatori”. Por, si duket nuk kishte mundësi që këtë palestër ta mbushte me simpatizant nga Mitrovica, dhe fare vonë u intervenua me disa autobus(rreth 10) janë parë duke hyrë në qytet nga Skenderaj, Vushtrria e ndoshta edhe më larg.

 

 

Për tu siguruar që Palestra të mbushet PDK, nuk i kurseu as profesorët që vijnë nga kjo parti, të cilët i ftonin nxënësit e tyre.

Fëmijët gjithashtu ishim në numër të madh, të cilët mund t’i takoje kudo nëpër qytet.

 

Si zakonisht, zyrtarët e kësaj partie me veturat e tyre luksoze u përkujdesën që të bllokojnë trafikun dhe të parkohen në vendet më të ndaluara, si p.sh në rreth rrotullim.

 

Dhe për fund, simpatizantët e kësaj partie duhet të largoheshin për në shtëpitë e tyre, në qytetet tjera.

PDK-ja në Mitrovicë, sikur edhe në gjithë Kosovën është duket e përjetuar rënien më të madhe që nga themelimi i saj si parti.