Shpallje

Në vazhdën e intervistave tona me kandidatët për asamble komunale të Mitrovicës, nga LVV-ja, kësaj radhe kemi zgjedhur Drejtorin për Kulturë, Rini e Sport, Arijan Tahiri.

 

Si një i ri në skenën politike, a mund të na tregosh diçka më tepër për vetën.

Pas përfundimit të shkollës së mesme, i interesuar për situatën politike në vend vendosa që të studioj shkencat politike, në vitin 2009 fillova studimet ne Fakultetin Filozofik departamentin Shkenca Politike, diplomova në nëntor të vitit 2012, me note mesatare 8.7 ndërkaq në mbrojtjen e temës së diplomës u vlerësova me notën 10.

 

Si vendosët që bashkoheni me Lëvizjen VETËVENDOSJE?

Tanimë si profesionist i fushës arrita ta kuptoj që gjendja politike në vend ishte jashtëzakonisht e brisht dhe shqetësues. Proceset e dëmshme që po i ndodhnin vendit tonë, ishte vetëm një organizatë politike që po i kundërshtonte ajo ishte Lëvizja VETEVENDOSJE!, andaj vendosa që t’i bashkohem për herë të parë në vitin 2013, duke menduar që sado pak do të kontribuoj në ndryshimin e gjendjes politike në vend.

 

Cilat ishin angazhimet tuaja për 1 muaj angazhim në DKRS?

Përveç aktivitetit politik, kam qenë dhe vazhdoj të jem pjesë e institucioneve ne nivelin lokal në Komunën e Mitrovicës, fillimisht si asistent i nënkryetarit të Komunës së Mitrovicës z.Faruk Mujka për 6 muaj. Aktualisht jam drejtor, në Drejtorinë për Kulturë Rini dhe Sport nga data13/09/2017, që nga marrja e kësaj detyre angazhimi im ka qenë maksimal në këtë drejtim.

Pas më pak se një muaj arritëm që ta sjellim një donacion në bashkëpunim me drejtoreshën e shëndetësisë znj. Vlora Haxhimehmedi për fëmijë e HANDIKOS-it, i ndihmuam klubet në Komunën e Mitrovicës, vetëm në muajin e fundit me rreth 15,000.00 euro dhe ndihma të tjera tekniko-logjistike.

 

Arijani kandidon për zgjedhje lokale në listën e asamblistëve të VV-s në Mitrovicë dhe ka numrin, 16.

 

 

 

 

 

 

Kultura, rinia dhe sporti në Komunen e Mitrovicës kanë nevoj për ide, angazhim e kreativitet. Këto arrihen me qeverisjen efektive të Lëvizjes VETËVENDOSJE!#FehmiFeratiKryetar✔️Arijan Tahiri 16✔️

Publié par Arijan Tahiri sur mercredi 11 octobre 2017