Shpallje

Lëvizja VETEVENDOSJE! Qendra në Mitrovicë, është duke ndjekur me shqetësim të thellë procesin e votimit në te gjitha vendvotimet e Komunës së Mitrovicës.

Janë evidentuar parregullesi nga komisionerët e vëzhguesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në mbarëvajtjen e procesit.
Është shqetësuese grumbullimi i njerëzve rreth shkollave të qytetit me tendence shit-blerjen e votave në këto qendra te votimit SHFMU “Gj.K.Skenderbeu”, SHFMU “Migjeni”, SHFMU “Fazli Grajqevci”, SHFMU “Ismail Qemaili”, SHFMU “ELENA GJIKA”, SHFMU “AVDULLAH SHABANI”.

Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk e pranon asnjëherë deforimimin e vullnetit të popullit, prandaj i bëjmë thirrje gjithë organeve të rendit të mirren me këta kërcënues te demokracise.

Fitorja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! përkatesisht e popullit është e pashmangshme, pavarsisht tendencave anti-demokratike të grupeve te caktuara politike.