Shpallje

Në takimin e kryesisë së Unionit të bizneseve të mbajtur me datë 26.10.2017, të kryesuar nga kryetari i Unionit, zotëri Nazmi Viqa, u fillua përpilimi i platformës strategjike të veprimit për vitin 2018.
Njëra nga temat e rendit të ditës të këti takimi ishte edhe riorganizimi dhe ristrukturimi i stafit drejtues të Unionit të bizneseve.
Me qëllim të rritjes së efikasitetit në kryerjen e objektivave të cilat dalin nga platforma strategjike e veprimit, u vendos në mënyrë unanime që Unioni i bizneseve , krahas kryesisë prej 7 anëtarëve të ketë edhe drejtorinë menagjuese e cila për mandatin e parë drejtor/menagjues zgjodhi z. Bekim Brestovci, deri tani anëtar i kryesisë së Unionit.
Kryetari Viqa dhe të gjithë anëtarët e kryesisë duke e falenderuar për angazhimin e deritashëm i uruan z.Brestovcit postin e drejtorit duke i shprehur gadishmërinë e tyre të plotë për bashkëveprim në ralizimin e të gjitha projekteve dhe objektivave që Unioni i bizneseve shqiptaro-gjermane ka para vetës.