Mon Mj – Reperi nga Istogu i gatshëm për estradë

Shpallje

Reperi nga Istogu Mon Mj që tanimë është duke bërë bujë në mediat tona si duket është i gatshëm për estradë, dhe është nga reperët e rrallë që premton shumë.

Mon Mj thotë se ka nisur këtë rrugëtim me një synim që të jetë një reper i suksesshëm në këngët e tij të zhanrit Rap që vet i shkruan tekstet për këngët e tij dhe shumë hiteve të tjera që janë plasuar në treg nga reperë të tjerë.

Pas gjithë suksesit të Mon Mj qëndron vet ai kurse perkrahësi i tij më i madh është babai i tij. Mon Mj thotë se pa babain e tij nuk do të ishte ky që është dhe se ndihma prindërore është çelësi i suksesit të tij. Me butësinë e tij Mon Mj falenderon publikisht babain e tij për çdo gjë.

Projekti i ri i këngës “Ti e din” është shkruar nga vet Mon Mj kurse kënga është realizuar në Studio New Day.

Mon Mj nuk ka harruar të cek se do të ketë shumë projekte të reja që tashmë kanë nisur të punohen. Poashtu do të ketë edhe videoklipe.

Me hyrjen e tij në estradën tonë do të ndryshoj loja, shprehet Mon Mj./GazetaOra.com