Shpallje

“Debat n’shilte”

Serinë e gjatë të debateve, do ta nisim me një temë shumë interesante nga fusha e psikologjisë. Të gjithë ata që studiojnë psikologjinë apo që janë admirues të psikologjisë, mund të kenë pyetur ndonjëherë, se “Çfarë e bën të suksesshëm psikoterapinë?”.
Disa përgjigje në këtë pyetje do t’i ofrojë folësi i parë i “Debat n’shilte”, Fitim Uka, PhD.
Fitim Uka është themelues i Qendrës për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore dhe botuesi i revistës së parë psikologjike në Kosovë “Psika”. Ai është gjithashtu ideator dhe bashkë-themelues i Ambulancës së Psikologjisë Klinike “Uni”, ku edhe ofron psikoterapi për fëmijë dhe adoleshent. Fitim Uka ka përfunduar studimet bazike për psikologji në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës dhe studimet master në Universitetin Ludvig Maximilian të Mynihut. Ai ka përfunduar edhe studimet e tij të doktoraturës në Universitetin e Freiburgut në Gjermani. Për më tepër, ka ndjekur për një vit edhe studimet e profilizuara për Terapi Familjare. Uka numëron mbi 50 paraqitje në konferenca të ndryshme shkencore vendore dhe ndërkombëtare.

Debati i parë

Debati i parë do të organizohet të mërkurën me 8 nëntor, me fillim nga ora 18:00, në zyrat e Qendrës për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore. Adresa: Rruga B, Relax V, Hyrja 3/1-1, Mati I, Prishtinë, afër market MAXI.
Pjesëmarrja
Numri i pjesëmarrësve do të jetë i limituar. Kjo për shkak të natyrës së debatit, por edhe hapësirave të vogla që ka në dispozicion Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore. Andaj, vetëm 50 të parët që shfaqin interesim për pjesëmarrje në këtë ngjarje do të kenë mundësi që të bëhen pjesë e debatit. Ju mund të bëheni pjesë e debatit duke dërguar informatat si në vazhdim:
• emrin dhe mbiemrin,
• fushën e studimeve dhe
• motivin kryesor të pjesëmarrjes.
Të dhënat duhet të dërgohen në e-mail adresën: debat.nshilte@gmail.com

/vipstar/